Ilir Meta vazhdon takimet zyrtare në SHBA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua ne Washington me Kongresmenin Pete Sessions, Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan. Kongresmeni Sessions vlerësoi rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi. Ai nënvizoi mënyrën e miratimit të saj konsensual dhe vlerësoi vendosmërinë e zotit Meta për konsensus të plotë, duke  konfirmuar se edhe administrata e re amerikane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në implementimin përfundimtar të saj.

“Kjo reformë i shërben jo vetëm ndërtimit të institucioneve të besueshme të drejtësisë, por edhe forcimit të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë. SHBA do të vazhdojnë të ndjekin nga afër dhe do të mbështesin angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe do të jetë në krah të saj, si anëtarë të NATO-s, në sfidat e tjera bashkëkohore. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë,” theksoi zoti Sessions.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Meta uroi Kongresmenin Sessions për rizgjedhjen e tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, për fitoren e maxhorancës së Partisë Republikane në Kongres e në Senat si dhe për fitoren e Presidentit Trump. Ai e falënderoi Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave për mbështetjen deritanishme të SHBA-së dhe siguroi se Shqipëria është e vendosur të përmbushë në një kohë të shpejtë implementimin e plotë të reformës në drejtësi përmes zbatimit të ligjit të Vetting-ut dhe krijimit të institucioneve të reja. Zoti Meta e siguroi Z. Sessions për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në përballjen e sfidave të përbashkëta dhe përmbushjen e detyrimeve të saj në partneritetin strategjik që ajo ka me SHBA-në dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kongresmeni Sessions tha ne nje prononcim të përbashkët për shtyp me zotin Meta, se “SHBA dëshiron që shqiptarët të kenë një të ardhme të lumtur, të jenë të suksesshëm dhe të kenë një jetë më të mirë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

16142433_1427299843949936_4520769156543439555_n

“Ne në Shtetet e Bashkuara jemi të bindur se duke bashkëpunuar me shqiptarët, jo vetëm do të forcojmë Shqipërinë dhe rajonin, por do ta bënim botën edhe më të mirë… Jam shumë krenar që ju ndodheni sërish për një vizitë në SHBA, jo vetëm për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, por edhe për t’i çuar ato më përpara. Unë besoj se Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se viti 2017 do të jetë i suksesshëm”, theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta uroi Kongresmenin per rizgjedhjen si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan dhe suksesin e Partisë Republikane në Kongres, Senat si edhe në garën për Presidentin e SHBA-ve.

“Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kongresit Amerikane dhe Kuvendit të Shqipërisë. Njëkohësisht, jam i sigurt se vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të jetë shumë domethënëse dhe do të shërbejë për përmirësuar marrëdhëniet, duke ecur paralelisht me përpjekjet e administratës së re për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”, nenvizoi  Meta. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?