Inagurimi i Presidentit Trump, Bushati: Shpresoj që SHBA të vijojë angazhimin në këtë kënd të Evropës

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka lëshuar një mesazh me rastin e ndërrimit të administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se shpresonte që Sekretari i ri Shtetit, Rex Tillerson të vijojë angazhimin amerikan në këtë kënd të Evropës.

Sipas Bushatit, kjo është garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit.

Bushati: Teksa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lë detyrën, dëshiroj ta falënderoj përzemërsisht për përkushtimin e dëshmuar në çimentimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër për angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Barack Obama për konsolidimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e sigurisë në Evropën Juglindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Evropës, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?