Incerenatori, Kryemadhi: 128 milionë euro do të paguhen nga qytetarët e Tiranës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi denoncoi sot me fakte aferën e inceneratorit të Tiranës. Kryetarja e LSI tha se kostoja e kësaj kontrate do t’u kushtojë qytetarëve të Tiranë,s 128 milionë euro.

Pjesë nga deklarata e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit i dërgon Bashkisë së Tiranës dhënien e miratimit me shkrim për vazhdimin e procedurave koncesionare. Le të ndalojmë pak këtu! Deri më sot, më 28 shkurt të 2017-s, nuk kemi asnjë miratim nga Ministria e Financave për studimin e fizibilitetit, sepse është ajo që bën pagesat apo lëvron fondet kur kemi të bëjmë me investimet.

Marrim këtë datë, 28 shkurt 2017. Me shkresë numër 54-74/26, i kërkohet Bashkisë së Tiranës dhënia e miratimit me shkrim për vazhdimin e procedurave koncesionare referuar modelit financiar të propozuar në studimin e fizibilitetit. Ndërkohë që në studimin e fizibilitetit që i është dorëzuar në mbledhjen e qeverisë kur kompania ka marrë koncesionin, kemi zero para nga investimi i bashkisë dhe zero para nga investimet e qeverisë. Ndërkohë që sot pas miratimit të bonusit të qeverisë, kemi ndryshuar skemë: Ikëm nga qeveria, kemi dalë tani te qarku i Tiranës. Mbani mend datën ju lutem!

Kjo është shkresa që i drejtohet Erion Veliajt dhe këto janë pagesat që do të bëjnë qytetarët shqiptarë për 30 vjet. 128 milion e 248 mijë e 330 euro do të paguhen nga qytetarët e Bashkisë së Tiranës. Flas bashkisë, nuk po përmend qarkun. Pa TVSH. Shtojini kësaj vlere edhe 20 për qindëshin dhe këtu do të keni të gjithë tabelën. Edhe këto duhet ti mbani mend, sepse në seritë e tjera do të kemi zbërthime të këtyre tabelave, pasi sot kemi vetëm anën ligjore, si janë shkelur procedurat, të gjitha investimet apo tabelën e kostove që është në studimin e fizibilitetit.

SHKARKO APP