FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Integrimi, Kukan: Shqipëria do të hapë negociatat me BE-në

Shqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ka thënë për DW eurodeputeti Eduard Kukan. Sipas informacioneve paraprake në progres raportet e Komisionit që pritet të dalin sot, Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin këtë rekomandim.

Kukan një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të BE, dhe anëtar i Komitetit për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor i ka thënë DW se ai shpreson që këto dy vende kanë bërë progres thelbësor në rrugën e tyre drejt BE-së.

Sipas Kukan, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria po ecën para me plotësimin e pesë prioriteteve kyçe në administratën publike, reformën në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët gjatë vitit, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se Shqipëria po mban ritmin e reformave, dhe Komisionit do të japë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në 6 mujorin e parë të 2018. “Dhe duket se kjo do të ndodhë”, thotë Kukan për DW.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?