Integrimi, Leitel: Luftoni korrupsionin, forconi rolin e ligjit
Roli i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit konsiderohen dy prej pengesave më të mëdha për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në një intervistë për Ora News Christofer Leitel, President i Eurochamber, Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë thekson se nëse Shqipëria synon integrimin atëherë duhet që të marrë masa në këto dy drejtime. Problemet me pronat konsiderohen një tjetër pengesë ndërsa sugjerohet që për të rritur investimet të përfundojë sa më parë reforma në drejtësi.
Qeveria shqiptare duhet të marrë masa që të forcojë zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit për të marrë statusin e vendit kandidat. Ky apel vjen nga Christofer Leitel, President i Eurochamber, Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë. Sipas Leitel thekson se korrupsioni mbetet një pengesë serioze për ecurinë ekonomike të një vendi dhe Shqipëria tashmë duhet ‘ti kthej nismat në realitet. Reforma në drejtësi sipas Leitel është një hap i rëndësishëm edhe për ekonominë.
Leitel: “Janë disa vende të rajonit që aspirojnë integrimin dhe keto gjashte vende nuk kane pasur zhvillime në tregetinë e brendshme në dekaden e fundit. Pyetja ime është nëse këto vende nuk janë të afta për të pasur zhvillim të brendshem si do t’i përballojnë kompeticionet e forta në tregun europian? Kjo do të thotë që këto vende duhet të forcojnë marrëdheniet tregtare mes tyre. E dyta, secili nga këto shtete që duan anëtarësimin në 2025 duhet të plotesoje 2 kritere, dhe këtë po e them shkurt, sundimi i ligjit dhe jo korrupsion. Nëse këto kritere nuk do të përmbushen atëhere nuk do të ketë anëtaresim, ta themi këtë qartë dhe premtimet për këto nuk janë të mjaftueshme. Gjithashtu unë jam i informuar që Shqiperia po ndryshon legjislacionin e saj dhe janë duke bërë rregulla më të mira. Të implementosh ligjet është një gje dhe të jetosh dhe ti trasmetosh këto ligje në realitet është diçka tjetër dhe për këtë përfaqesues të bizneseve si këto të dhomave duhet të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre për këtë.”
Kreu i Domës së Tregtisë dhe Industrisë në BE ngre si shqetësim edhe faktin e largimit të të rinjve gjithmonë e më shumë nga vendi. Sipas tij duhet të veprohet sa më parë në mënyrë që të rinjtë e talentuar të gjejnë mundësinë punësimë në vendin e tyre.
Leitel: “Shqipëria ka shumë të rinj të talentuar, të mbushur me shpresa, dhe ne duhet të përmbushim këto shpresa. Këta të rinj e shikojnë perspektiven e jetesës jashtë Shqipërisë dhe ne duhet tu bëjme të mundur këto perspektiva brenda vendit. Aksesi i tyre në BE duhet të shikohet nga ata si një prej tyre por të tjerat duhet të jepen nga vendi ku ata kanë lindur dhe janë edukuar. Pse të mos u jepet një prospektivë për të ardhmen? Të rinjtë e duan këtë dhe nëse vend i tyre ua ofron atëhere ata nuk do të largohen. Nëse jo, ato do të thonë nuk kemi mundësi, nuk kemi shanse, në duhet të largohemi”.
Përsa i përket tërheqjes së investimeve të huaja Leitel këshillon që të zgjidhet problemi me të drejtën e pronës si dhe të krijohet një netëork për të afruar më shumë kompanitë e huaja me ato shqiptare
Leitel: “Sigurisht që po. Nëse ju nuk keni siguri për pronën tuaj ju nuk do investoni në të, ju nuk do të ndërtoni shtëpi. Dhe diçka që ju duhet të kuptoni është që siguria të jep besim, dhe besimi të jep investime dhe kjo është shumë e qartë.”
Edhe pse rritja ekonomike në tre muajt e përë të këtij viti ka kenë 4.45% të dhënat e fundit tregojnë se investimet e huaja kanë pësuar një ulje të ndjeshme duke vënë në pikëpyetje ecurinë në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

