Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 11:23 Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet Pronarët e automjeteve elektrike do të paguajnë nga viti 2027 një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh, ndërsa për motomjetet elektrike taksa do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Investimi i Kushner në Sazan, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Shteti aksioner; Dy avionë për shkollën e pilotëve

Aktualitet E diel, 16 Shkurt 2025 14:15
Investimi i Kushner në Sazan, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Shteti aksioner; Dy avionë për shkollën e pilotëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një intervistë për mediet foli rreth procesit të forcimit, modernizimit të ushtrisë shqiptare dhe synimeve të saj për të ardhmen, ndikuar kjo dhe nga zhvillimet e fundit gjeostrategike.

Teksa e cilësoi heqjen e aseteve ushtarake ndër vite si një gabim të pafalshëm, Vengu u shpreh se sot vendi ynë është i pajisur me mbrojtje kundërajrore, sisteme artilerie, dronë dhe madje shumë shpejt do të ketë dhe 2 avionë të cilët do të përdoren për shkollën e pilotëve, por edhe emergjencat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Para 5 minutash
Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa herë seanca

Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa ...

Para 15 minutash
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Para 22 minutash

“Ne synojmë të marrim seriozisht kërcënimet në rajon. Kemi kërcënimet hibride që po bëhen agresive dhe Shqipëria nuk përbën përjashtim. Synojmë të rijetëzojmë industrinë ushtarake. Na duhen sisteme të caktuara dhe të jemi të strukturuar në parandalimin e kërcënimeve. Shpesh herë njerëzit e lidhin fuqinë kombëtare me prestigjin. Por strategjia jonë nuk është lidhur me nostalgjinë. Sot nuk kemi asnjë avion ushtarak e bombardues. Ky ishte një gabim i pafalshëm që kemi hequr shumë asete duke e katandisur FA në një forcë modeste. Jemi në kurbën e ringritjes. Nuk dua të them kush është përgjegjës”, tha Vengu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Më thonë përse nuk blen Shqipëria tanke?! Çfarë do bëjmë me to?! Ne jemi duke u armatosur si vendet e NATO. E gjithë aleanca është në një fazë riarmatosje. Ne po marrim sisteme artilerie, mbrojtje kundërajrore, kemi 3 dekada që nuk i përdorim më. Kemi flotën e dronëve që i kemi zgjedhur dhe do të marrim pajisje të tjera. Nuk është shqetësues fakti që nuk kemi asnjë avion. Jemi pjesë e një sigurie kolektive. Nuk është synimi që të gjithë aleatët të kenë F-16 apo Rafale. Do kemi element krenarie sa i përket armatimit. Do investojmë në dy avionë që të kemi një shkollë pilotësh për avionë. Ky është një problem. Këto avionë do të shërbejnë dhe për emergjencat civile. Kemi përmbushur detyrimet ndaj Aleancës”, u shpreh Vengu.

Pyetjes nëse Shqipëria do të rikthejë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, ministri i Mbrojtjes, iu përgjigj se synimi parësor është që Forcat e Armatosura të bëhen tërheqëse për të rinjtë dhe për të hapur për ta mundësi karriere brenda ushtrisë. Vengu shpjegoi kalimin në kuvend të ligjit për forcën rezerviste dhe objektivat e tij.

“Duam të shumëfishojmë njerëzit e mobilizueshëm. Kaluam ligjin për forcës rezerviste. Synojmë të kemi dhe 2000 ushtarakë rezervistë dhe ta ruajmë këtë proporcion me 1/5. Duam të kemi ushtarake aktivë, por edhe rezervistë. Ne kemi bërë një analizë dhe jemi krahasuar dhe me NATO dhe ka disa vende që kanë pasur sukses dhe të tjera kanë dështuar. Ato që kanë pasur sukses me rekrutimin e të rinjve, e kanë bërë Forcën e Armatosur atraktive për të rinjtë. Ka mijëra të rinj në Norvegji që e kanë për nder të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura pasi plotësojnë kreditë akademike dhe marrin një profesion. Ne duam për momentin që ta bëjmë tërheqëse. Duam të hapim rrugë karriere për të rinjtë që vijnë nga fakultetet e mira. Do na duhen 10 inxhinierë armatimi. Patjetër që do krijohen në fakultete inxhinierësh dhe këtyre t’iu ofrojmë shkollimin, statusin e ushtarakut dhe të punësohen në ushtri. Në këtë mënyrë hapen rrugë karriere për civilët”, tha Ministri i Mbrojtjes.

Sa i takon investimit strategjik në ishullin e Sazanit nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushner, Vëngu shpjegoi se Sazani mbetet pronë e shtetit, i cili në këtë investim do të jetë dhe aksioner. Ministri zbuloi gjithashtu dhe investimet që po bëhen në Pashaliman.

“Sazani mbetet pronë e shtetit shqiptar. Ne kemi lejuar një investim strategjik për zhvillimin e zonës. Nuk kemi tjetërsim të Sazanit. Sazani ka shërbyer për vite në një vend të mbyllur në një vend që mendonte se do ta sulmonin të gjithë të mëdhenj e të vegjël., dhe në një 30 vite nuk e ka shijuar asnjë shqiptar. Po kthehet në tokë normale në dispozicion të zhvillimit turistik të vendit dhe pak njerëz e dinë që shteti do të jetë pjesë si aksionerë në atë investim. Ne po investojmë në Pashaliman dhe kantierin e tij dhe aty të ketë përsëri aktivitet prodhues, pasi strategjia e qeverisë është që me aeroportin, Pashalimanin dhe prodhimin ushtarak dhe turizmin të kemi dy shtylla ekonomike për Vlorën që zhvillohet”, tha Vëngu.

/a.f/ ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet
Para 5 minutash

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin
Para 10 minutash

4 pikë në 9 javë dhe dy trajnerë, Partizani tashmë ka prekur fundin

Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa herë seanca
Para 15 minutash

Tensione e kaos në Kuvend! Opozita godet tavolinat dhe ndez flakadanë, ndërpritet disa herë seanca

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit
Para 22 minutash

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 16 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 17 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 14 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 15 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.