Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Irena Beqiraj: Rama mes historisë dhe pushtetit, zgjedh pushtetin

Intervista E diel, 26 Shtator 2021 12:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Irena Beqiraj, ish-zv.ministre e Financave në një intervistë për DITA i bën një analizë ekonomisë së vendit, flet për Borxhin Publik, varfërinë dhe…faktin që nuk kemi udhëheqës politikë.  Lexo KËTU

Nga Entela Resuli

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Irena Beqiraj që prej vitit 2016 aderon në Partinë Socialiste si anëtare e thjeshtë.

 Ajo ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverisjen e Ramës, si zv.ministre, Drejtoreshë e Doganave dhe këshilltare e Kryeministrit.

Rrugëtimi i saj në administratë filloi në dhjetor të vitit 2014, kur nga Kryeministri Rama mori propozimin për t’iu bashkuar skuadrës së tij në postin e zëvendësministres së Financave, rrugëtim të cilin e ndërpreu me dorëheqje në gusht 2017.

Në këtë intervistë për DITA ajo i bën një analizë situatës ekonomike dhe politike të vendit.

Beqiraj është një zë ndryshe në PS.

Një zë që guxon të shprehë hapur mendimin e saj duke rreshtuar gjithë problematikat e kësaj qeverisje.

“Sot, në vend që të jetojmë në demokraci jetojmë në sistem unik që mund ta quaj kryetarokraci. Kjo krizë ishte një mundësi e artë për Zotin Rama për të kuptuar nevojën emergjente për ndryshim, duke hapur një faqe të re për Demokracinë në Shqipëri. Por siç duket midis sfidës me historinë dhe pushtetit ka zgjedhur pushtetin”- shprehet Beqiraj për Dita-n.

Edhe pse nuk është zyrtarisht këshilltare e Kryeministrit, ajo nga larg do i jepte një sugjerim: “Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur”.

Irena është nënë e një vajze 11 vjeçe. Ka një karrierë të gjatë si ekonomiste duke mbajtur shumë tituj dhe kualifikime, aktualisht angazhohet si konsulente në projekte të institucioneve ndërkombëtare.

 Shqipërinë e konsideron si një vend me shumë sfida që lidhen me të ardhmen e brezit të ri. Një nga më të rëndësishmet është arsimimi.

“Ne kemi nevojë për ndryshim rrënjësor në sistemin tonë arsimor i cili duhet t’i përshtatet jo vetëm nevojave të zhvillimit ekonomik të vendit, por mbi të gjitha duhet të dizenjohet në mënyrë të tillë që të formojë si fillim individin, më pas qytetarin e pastaj profesionistin. Shpresa vdes e fundit. Unë jam shpresëplotë që gjërat do të ndryshojnë”.

 -Zonja Beqiraj, Ju jeni ekonomiste dhe keni pasur dhe poste drejtuese në qeveri. Pyetjen e parë do doja ta nisja direkt për fushën që ju keni kontribut. Si është ekonomia e vendit, ku po shkojmë sipas jush?

Si fillim do të doja të theksoja se nuk jemi një krizë ekonomike siç artikulohet shpesh në narrativat e nxehta kundër qeverisë, por mund të them se ekonomia nuk është duke përjetuar ritmin e nevojshëm të rritjes dhe duke u krahasuar me një dekadë më parë (1998- 2008) ka pësuar rënie.

Dekadën e kaluar 1998- 2008 ekonomia shqiptare u rrit mesatarisht me 6 për qind në vit. Ky rritëm pësoi ulje të ndjeshme në vitet 2008 -2014, ku rritja mesatare vjetore ra ndjeshëm ne 2.4 për qind. Ndërkohë gjatë periudhës 2015-2018 jemi rritur mesatarisht me 3.4 për qind në vit. Megjithëse po përjetojmë një rritje të qëndrueshme ajo është e pamjaftueshme.

Nëse do t’i referohemi një të dhëne tjetër, nivelit të varfërisë, në vitin 2002, 54 për qind e popullsisë jetonin nën kufirin e varfërisë pra me më pak 5,5 dollarë në ditë. Në 2012 niveli i varfërisë ra në 39.1 për qind, ndërkohë që projeksioni për vitin 2019 për nivelin e varfërisë është 34 për qind . Pra 34 për qind e popullsisë jetojnë sot me më pak 5.5 dollarë në ditë.

Në këtë nënperformancë përveç problemeve strukturore afatgjata dhe ngadalësimit të ritmit të rritjes së partnerëve tanë ekonomik, ndikojnë dhe krizat politike sistematike që ka kaluar vendi ynë dekadën e fundit.

-Cilat janë disa nga problemet strukturore me të cilat përballet ekonomia jonë?

Problemet strukturore me të cilat përballet ekonomia jonë janë, produktiviteti i ulët, konkurrueshmëria e lartë në tregun europian e botëror, adaptimi i ulët i teknologjive të përparuara, mungesa e ekonomisë së shkallës. Ndërkohë që kemi një portofol eksportesh të padifersifikuar, që ka në përbërje produkte me vlerë të ulët. Ekonomia shqiptare po përjeton një kreditim të ulët të sektorit privat. Pavarësisht lehtësimit monetar dhe uljes së raportit të kredive të këqija nga 25 për qind në 11 për qind, kredia për sektorin privat u ul sërish në vitin 2018 me 0.2 për qind të e PBB-së .

Ekonomia jonë vuan nga fragmentizimi, ku struktura prodhuese në Shqipëri është e dominuar nga kompani shumë të vogla. Bizneset që kanë më shumë se 50 të punësuar, përbëjnë vetëm 1,1 për qind, të totalit të sipërmarrjeve.

-Zonja Beqiraj, sa është borxhi publik i vendit dhe a konsiderohet një borxh i lartë? Si i gjykoni financat e Shqipërisë?

Konsolidimi fiskal i ndërmarrë nga qeveria e pakësoi deri diku borxhin publik por pa arritur objektivin. Në vitin 2018 i gjithë borxhi publik përfshirë edhe garancitë, ishte 69.6 për qind të PBB-së në 2018. (Mesatarja e borxhit në 6 vendet e Ballkanit perëndimor është 50.2 për qind). Konsolidimi fiskal çoi gjithashtu, në një rënie të vazhdueshme të deficitit buxhetor ( Të ardhura vjetore – shpenzime vjetore ) prej 6 për qind të PBB-së në vitin 2014 në 1,8 për qind në vitin 2018. Por shqetësim mbetet akumulimi sërish i detyrimeve të reja të prapambetura (kryesisht në rimbursimet e TVSH-së, shpenzime të infrastrukturës rrugore dhe borxhet e qeverisë lokale) të cilat arritën në rreth 1.5 për qind të PBB-së në vitin 2018. Përveç kësaj, qeveria ka rritur së fundmi përdorimin e PPP-ve për të financuar infrastrukturën, projektet e shëndetësisë dhe arsimit. Këto kontrata krijojnë angazhime buxhetore për pagesa të ardhme nga buxheti i shtetit, duke rritur risqet fiskale me të e mund të përballet buxheti i shtetit.

-Ju keni qenë edhe zëvendësministre e Financave. Kush ua propozoi atë post?

Në vitin 2014, nga Kryeministri Rama mora propozimin për postin e Zëvendësministres së Financave, rrugëtim të cilin e ndërpreva me dorëheqje në gusht 2017.

-Pse u larguat, çfarë nuk shkoi?

Puna në administratë të mëson shumë në rrafshin teknik, por kuptohet ke mundësi të mësosh shumë edhe në rrafshin personal. Mund të shohësh më qartë cilat janë cilësitë karakteriale të cilat mund t’i përmirësosh, cilat janë cilësitë e reja që mund të përvetësosh, por edhe ato cilësi që nuk mund të bëhen kurrë pjesë e jotja. Pragmatizmi, Propaganda dhe Përshtatja janë tre P-të e arta për të mbijetuar në ambientin e sotëm politik shqiptar që unë nuk i bëra dot kurrë të mijat.

-Pak ditë më parë jeni vendosur në qendër të vëmendjes për një letër publike ndaj qytetarëve, ku mes të tjerave shpreheshit se në Shqipëri nuk ka udhëheqës politikë! Përse keni arritur në këtë konkluzion?

Pse ju mendoni se kemi udhëheqës? Ne kemi pasur kryetarë të zgjedhur për të drejtuar partitë e më pas qeveritë. Por kurrsesi udhëheqës. Megjithëse veten e projektojnë si burra shteti, janë vetëm të dashuruar me pushtetin, të cilin e duan ta mbajnë apo sigurojnë në rrugën më të thjeshtë, duke ripërsëritur veten, në të njëjtën zakonshmëri të konfliktit ekstrem. Udhëheqës është ai, që është i kujdesshëm me çdo fjalë që nxjerr nga goja e me çdo vendim që merr për vendin e tij. Udhëheqës është ai që për të mbajtur popullin të bashkuar është i gatshëm të shpërfillë propagandën, dhe të arrijë kompromise pa kushte.

Udhëheqës është ai që nuk mendon për pushtetin e sotëm por për trashëgiminë që do të t’i lërë të nesërmes.

Udhëheqës janë ata që turpërohen nga gjendja e paaftësisë se përhershme, e cila i çon drejt ndërkombëtarëve, në kërkim të zgjidhjeve për krizat politike të cilat duhet dhe mund t’i zgjidhnin vet. Më identifikoni dot një të tillë?

-Po ashtu në letër shpreheshit se partia ku aderon hapi fushatën, duke u ndjerë e përjashtuar. Keni një perceptim se ka një diferencë mes socialistëve dhe linjës së zotit Rama që përfaqësohet nga Rilindja?

Nuk ndihem aspak e përjashtuar, por jam tërësisht kritike ndaj qasjes kundrejt krizës aktuale, e cila nuk është gjë tjetër veçse një refuzim total për të reflektuar dhe adresuar problemet sistematike që ka demokracia në Shqipëri.

  1. Rama është kryetari i Partisë Socialiste, në një sistem i cili i mundëson atij zgjedhjen e deputetëve që ulen në kuvend për shkak të listave të mbyllura. Si kryetari i partisë ai përcakton ose në rastin më të mirë ka veton në përcaktimin e kandidatëve për kryetar bashkie. Duke qenë se është kryetari i mazhorancës zoti Rama përcakton Ministrat, duke lënë në vuajtjen e një pritje të ethshme para kamareve edhe anëtarët e kryesisë së partisë. Sot pushteti legjislativ dhe ekzekutiv efektivisht janë të pandarë në dorë të kryetarit të mazhorancës. Këtu nuk kemi të bëjmë me linjën e zotit Rama, pasi ai për sa kohë do të jetë kryetar i PS do të jetë i plotfuqishëm, siç do të jetë çdo kryetar tjetër mazhorance në sistemin aktual që kemi ngritur. Sot, në vend që të jetojmë në demokraci jetojmë në sistem unik që mund ta quaj kryetarokraci. Kjo krizë ishte një mundësi e artë për zotin Rama për të kuptuar nevojën emergjente për ndryshim, duke hapur një faqe të re për Demokracinë në Shqipëri. Por siç duket midis sfidës me historinë dhe pushtetit ka zgjedhur pushtetin.

-Ka nga ata që mund të thonë se; pse nuk folët kur ishit pozicione shtetërore dhe flisni tashmë që nuk jeni më pjesë e qeverisjes, si do i përgjigjeshit?

Kur kam mbajtur pozicione shtetërore kam folur aty ku duhej të flisja në mënyrë po kaq të drejtë për drejtë sa edhe tani. Shumë bashkëpunëtorë të afërt janë dëshmitarë të konsistencës dhe qëndrueshmërisë në qëndrimet e mia. Publikisht, në atë kohë, mund të flisja aq sa ma lejonte etika profesionale dhe klauzolat e konfindecialitetit.

-Znj. Beqiraj, ju keni qenë këshilltare e kryeministrit Rama, a pranonte ai këshilla?

Kryesisht isha pro-aktive në çështjet që kërkohej mendimi apo qëndrimi im. Por kam pasur lirinë e nevojshme dhe të mjaftueshme për të shprehur edhe qëndrime apo mendime për çështje të cilat nuk më është kërkuar specifikisht një mendim apo qëndrim.

-Për çfarë do ta këshillonit sot?

Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur.

-Zonja Beqiraj, duket sikur Shqipëria është në një ngërç, pa opozitë, pa Gjykatë Kushtetuese, me një ekonomi në rënie, me një qeveri që reflekton krizë, me një shoqëri që përveç ekonomisë duket sikur është edhe në një krizë emocionale…. Si mund të dilet nga kjo gjendje?

Dikur Konica do të shkruante “Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat!” Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft më lëvdime.

E para duhet të heshtim. Ti japim fund propagandës gënjeshtrës dhe hipokrizisë të cilat ushqejnë makinat e liderëve tanë. Së dyti duhet të ndërtojmë sistemet demokratike funksionale, nervi i të cilave është përfaqësimi dhe jo katapultimi dhe mekanizimi bazë i funksionimit është ndarja e pushteteve dhe jo përqendrimi i tyre. Nëse liderët aktualë nuk janë gati të ulen për të ndryshuar sistemin duke qëndruar të palëkundur në kauzat me të cilat kanë mbushur propagandën e tyre duhet ti refuzojmë, dhe rrjedhimisht ti ndryshojmë.

– Aktualisht, me çfarë merreni?

Punoj si konsulente në projekte të institucioneve ndërkombëtare, projekte që lidhen kryesisht me financat edhe ekonominë.

-Zonja Beqiraj, sa fëmijë keni dhe a është Shqipëria një vend që ngjall shpresë për të ardhmen e fëmijëve?

Kam një vajzë, e cila është 11 vjeç. Kuptohet që Shqipëria ka shumë sfida që lidhen me të ardhmen e brezit të ri. Një nga më të rëndësishmet është arsimimi. Ne kemi nevojë për ndryshim rrënjësor në sistemin tonë arsimor i cili duhet t’i përshtatet jo vetëm nevojave të zhvillimit ekonomik të vendit, por mbi të gjitha duhet të dizenjohet në mënyrë të tillë që të formojë si fillim individin, më pas qytetarin e pastaj profesionistin. Shpresa vdes e fundit. Unë jam shpresëplotë që gjërat do të ndryshojnë.

-Ju vetë, ku po i shkolloni dhe rrisni vajzën tuaj?

Vajza ime, po rritet edhe po shkollohet në Shqipëri, por në një shkollë që i përket sistemit IB ( International Baçalaureate). Programet në këtë sistem inkurajojnë jo vetëm arritjet akademike, por edhe personale duke i sfiduar studentët të shkëlqejnë jo vetëm në studime, por mbi të gjitha të arrijnë më të mirën e mundshme në zhvillimin e tyre personal.

-A e konsideron ajo Shqipërinë një vend ku mund të jetojnë dhe punojnë?

Ime bijë ka pasion tenisin. Ky pasion mund të kushtëzojë zgjedhjet e saj për vendin ku do të duhet të stërvitet dhe jetojë në ta ardhmen e afërt. Por jam e sigurt që kudo që të jetë edhe çfarëdo që të arrijë në jetë Shqipëria dhe prejardhja e do të jenë të pandashme nga gjithë qenia e saj. Shpresoj, uroj edhe po punoj që kudo që ajo do të vendos të jetojë të përfaqësojë një shqiptare të denjë dhe të kontribuojë për një Shqipëri më të mirë.

Gazeta “Dita”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 8 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me ...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 29 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 32 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 29 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 32 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.