Ironia e Manjanit: Qeveria punësoi Bregun, po Lulin pse…

Pas lajmit se ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka fituar postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimuit Rajonal, reagimet nuk munguan.

Në një postim në facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kur qeveria deklaronte se po lobonte në Europë për hapjen e negociatave, por që si qëllim paska qenë puna që këtë post ta merrte Bregu.

”Ne e dinim se qeveria po lobonte për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por paskan punuar për të punësuar Majlindën”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ftesës së Ramës ndaj kreut të PD-së, për tu bashkuar ekipit të qeverisë që do të zhvillojnë një tur lobues për çeljen e negociatave, Manjani pyet se ku do të punësohet Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Po Lulin përse e do ta ketë me vete nëpër takime në Europë?! Për ta punësuar edhe atë?!! O pika mu në politikë! Degjenerim ekstrem”,-shton më tej ish-ministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?