Ish kreu i PD-së në Kukës: Ristani asnjë ditë anëtar partie zëvendësoi Boden. Doktor s’duhet ta kishe lejuar

Ish kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka kritikuar ashpër statutin duke folur edhe për emra konkretë.

Ai tha se Arben Ristani, asnjë ditë anëtar partie u bë sekretar i Përgjithshëm.

Ndërsa për Flamur Nokën kujtoi edhe njëherë deklaratën e Parlamentit se këshilltarët bashkiakë që organizuan protestën e Kukësit, janë shitur te Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si mund ta zëvendësojë Ristani Ridvan Boden? Unë nuk e kam votuar Ristanin. Ridvani është njohës i mirë i strukturave. U bë një lobim i deputetëve dhe zgjodhën Ristanin. Ai nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie. Doktor nuk duhet ta kishe lejuar këtë”, tha Elezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

berisha basha selami

Sipas tij “PD ka punuar 3 ditë që të dështojë protesta në Kukës. Doktor këto janë fakte. Noka ditën e enjte ka dhënë deklaratë në Kuvend që këta njerëzit që bëjnë protestën janë njerëz të shitur te Edi Rama. Kur një deputet del dhe bërtet në Kuvend se këshilltarët e djathtë janë shitur, ata që të luten ti takosh kryetar dhe nuk i takon…”.

/panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?