Ish-Presidenti Mejdani kundër shkarkimit të Metës nga Kuvendi: Vendim i pamatur
Nga Herion Mesi-
Vendimi i parlamentit që po ikën me pushime me chartera, mbetet një turp, sepse me një parlament me 122 veta nga 140 që e ka Kushtetuta, me një parlament pa opozitë si dhe me një verberi politike të partisë në pushtet; ai shkarkim nga parlamentit është një njollë e zezë për historinë parlamentarizmit shqiptar. Por jo vetëm shqiptar. Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese e cila do të vendosë përfundimisht nëse do të shkarkohet apo jo presidenti Ilir Meta.
Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani e konsideron situatën aktuale politike në vend “të trishtueshme”. Në një prononcim për “Euroneës Albania”, z. Mejdani duket se nuk ndan të njëjtin mendim me socialistët për shkarkimin e Ilir Metës.
Ai tha se duhet menduar me maturi të thellë përpara se të ndërmerren akte konkrete për të akuzuar një kryetar shteti. “Këtë pyetje bëjani Partisë Socialiste. Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet Presidenti”, tha Mejdani.
Ai tha se shpreson, që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin e duhur në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta. “Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, shtoi Mejdani.
Përveç ish-presidentit Mejdani, që mbetet një ikonë e socialistëve të thjeshtë, janë të shumtë personalitete të botës akadamike, artit, kulturës dhe nga bota e juristëve të cilët kërkojnë nga Kushtetuesja të mos jetë e verbër politikisht si parlamenti që po ikën. Të shkarkosh një kryetar shteti mbetet një vendim shumë i vështirë dhe këtë e përcakton saktë Kushtetuta e në këtë rast asnjë nen nuk ka shkelur presidenti aktual. Gjykata kushtetuese, e cila është para një prove publike se sa janë të pavarur nga politika, ka nevojë të ruajë dinjitetin e saj, pasi janë me vendimin të cilin duket se do ta japin brenda muajit korrik, kanë fatin të vendosin në shina kushtetuese, edhe parlamentin, edhe qeverinë, por edhe nëse duhet precizuar një rregullore se si sillet presidenti i Republikës në muajin e zgjedhjeve. Mëqënëse palët politike janë në pozicione krejt të kundërta dhe kur PS e qeveria janë hedhur në sulm për të marrë edhe presidencën, kjo Gjykatë do të hyjë në historinë e Shqipërisë për vendimin final që do të marrë për vendimin e parlamentit që ka votuar për shkarkim. Dihet tashmë se kush është parlamenti aktual, njihet nga publiku ku më mirë shikohet parlamenti se sa “Portokalli”, njerëzit njohin nivelin idiot të shumë prej deputetëve sa të vjen ndot ti shikosh ato fytyra injorante dhe eurofituese. Prandaj gjykata kushtetuese do të duhet të firmosë një vendim, që natyrisht bazohet mbi Kushtetutën dhe në interpretimin e saj nga ana e tyre, por duhet të ketë parasysh se roli i saj për balancimin e pushteteve, mbetet historik
Ish-presidenti Mejdani është një socialist i vjetër. Ai e do PS-në me shumë se qindra rilindas që e kanë pushtuar atë parti, por ish-presidenti respekton Kushtetutën, dinjitetin e Shtetit e jo autoritetin e pushtetit.
Kësisoj gjykata kushtetuese ka në dorë vendimin jo vetëm për dinjitetin e Kryetarit të Shtetit, por edhe për dinjitetin e tyre.