Ish-presidenti Trump: “Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, le të kalbet në burg”

Donald Trump u shfaq i gëzuar në reagimin e parë për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Ky i fundit ishte i përfshirë në hetimet për lidhjet e dyshuara mes ekipit të fushatës së ish-presidentit amerikan dhe Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

McGonigal ishte një nga figurat e para të FBI-së që u vu në dijeni të pretendimeve se George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Trump-it, mburrej se e dinte se rusët kishin të dhëna që mund të dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Në një postim në rrjetin e tij social pasi Departamenti i Drejtësisë shpalli akuzat, Trump shkoi: “Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr!”

SHKARKO APP