“Ishte viti 2000. Tirana nuk ishte ajo që është sot”
Mëngjesin e sotëm, siç e ka bërë traditë kryeministri Edi Rama ju ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë. Këtë herë ka promovuar diçka të tijën personale.
Libri “Kurban” është botuar tashmë edhe në gjuhën italiane. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri përmes një statusi në Facebook. Librin “Kurban” me rrëfimet e tij, Edi Rama e botoi në vitin 2011. ”Mirëmëngjes dhe me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
“Il Sacrificio” prej sot është në shitje në libraritë italiane. Ajo që bie në sy është kopertina e librit, me sheshin Skënderbej në koncert, skena muzikore, dhe patkoi i kalit të Skënderbeut. Ndërsa në pjesën e pasme një foto e Ramës dhe shkrimi: “Ishte viti 2000. Tirana nuk ishte fare ajo që është sot”.
KOHA JONË SONDAZH

