Islami: “Qeveria lagunë” shan dhe ofendon “mediat-kënetë”
Pas deklarates se Rames ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, e ka cilësuar si një turp vendimin e ri të qeverisë, për të kthyer shpifjen si vepër penale.
Në një postim në fb, Islami thotë se ky njeri i cili nuk ka lënë njeri pa sharë dhe ofenduar tani kërcënon dhe median me burg nëse do të flasin kundër tij.
“Më vjen TURP….Vajmedet kush e drejton vendin… Vajqamet…
“Qeveria-lagunë” shan dhe ofendon “median-kënetë”…!!!
Dhe nuk ka guxim të thote se kujt i drejtohet…
Rama i konsideron reagimet e studentëve “kakarisje”, ata i përgjigjen se Kryeministri është si “derr që ulurin”…
Rama si doktor Hajboliti gjen ilaçin për shërimin e kancerit: “Operacioni “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, siguron që kanceri nuk do të trashëgohet tek gjenerata tjetër…”…
Pasi ka sharë dhe ofenduar gjithë dynjanë, madje edhe në grup, miraton ligjin për “penalizimin e shpifjes”…gazetarët që tani e tutje do të jenë në burg…”, shkruan Islami.
Kryeminsitri Edi Rama e cilësoi si një veprim të nxituar vendimin e para 3 vjetëve të qeverisë Berisha për të shfuqizuar nenin i cili gjobiste gazetarët për shpifje ndaj zyrtarëve të vendit
KOHA JONË SONDAZH

