“Java italiane” në Shqipëri, Rama publikon videon: Për një javë mbahen mbi 60 evente të ndryshme
Kryeministri, Edi Rama ka postuar mëngjesin e ditës së sotme një video kushtuar për “Javën italiane” në Shqipëri në kuadër të edicionit të dytë të Javëve të Kulturës Ndërkombëtare në vendin tonë.
“MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër vend mik, Italinë, që vjen në edicionin e dytë të Javëve të Kulturës Ndërkombëtare në Shqipëri me më shumë se 60 evente, që nga muzika, sporti, kuzhina, shkenca, opera, e deri te arkitektura, prej datës 1 deri me 7 qershor, ju uroj një ditë të bukur”,s hkruan kryeministri Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

