Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 07:17 Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang Jensen Huang, themeluesi i Nvidia, i lindur në Tajvan dhe i festuar si një yll rock-u gjatë vizitave të tij, ka gjeneruar pasuri të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Jo rastësisht po ndodhin shumë gjëra në trojet shqiptare”, Kryemadhi: Serbia i është kthyer planit për tjetërsimin e tokave shqiptare

Intervista E mërkurë, 20 Maj 2020 22:59
“Jo rastësisht po ndodhin shumë gjëra në trojet shqiptare”, Kryemadhi: Serbia i është kthyer planit për tjetërsimin e tokave shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “ABC News” deklaroi se qëndrimet e Edi Ramës për tensionimin e situatës në Shqipëri dhe Kosovë janë të lidhura me projektet e Serbisë.

Pjesë nga intervista e Kryemadhit në “ABC News”

Monika Kryemadhi: Mungesa dhe dëmtimi i trashëgimisë kulturore do të ketë pasoja të mëdha më vonë, qoftë edhe për identitetin kombëtar tonin, qoftë për qëndresën, apo qoftë edhe të ardhmen e Ballkanit. Sepse të mos harrojmë që jo rastësisht po ndodhin shumë gjëra në trojet shqiptare. Jo rastësisht kemi një çekulibrim të jetës politike në Kosovë.

Këto janë teori konspiracioni?

Monika Kryemadhi: Jo nuk janë teori konspiracioni, se mjafton t’i shikosh. Para dy ditësh ka pasur një letër të të gjithë shoqatave në Amerikë, që kurrë nuk kanë shkuar mirë me njëra tjetrën, por që e kanë fimosur të gjitha, që ja kanë drejtuar institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duhet ta lexoni se çfarë po ndodh. Dhe jo rastësisht kemi shqiptarët në jugun e Serbisë, të cilët kanë probleme shumë të mëdha me të drejtat e njeriut, njohjen e diplomave, shkollave dhe punësimin e tyre në administratë shtetërore, nëpër spitale. Pra a e mendoni që një nënë shqiptare që duhet të lindi fëmijën e saj në Plavë, nuk duhet të lindë në shtëpinë e saj, por duhet ta çojë në Nish, që të thonë që nuk është shqiptare. Pra jo pa qëllim janë disa lëvizje, të cilat kanë filluar duke cenuar kufinjtë e Shqipërisë, pra eshtrat e Isa Boletinit duhet të shkojnë dhe të rrinë në tokë serbe, se shkon ky i joni me harta, se ky është mjeshtri i vizatimit, e hap krahun këtej sikur po luan lojën që kemi pas luajtur njëherë e një kohë “botash” me shkop, që i merrnim tokat njëri tjetrit. Kjo është filozofia që mua po më shqetëson jashtëzakonisht shumë. Jo rastësisht janë larguar mbi 600 mijë të rinj e të reja në 6 vitet e fundit, pra forca më energjike. Jo rastësisht ke një dëmtim dhe rrënim të ekonomisë shqiptare, që nuk jep asnjë lloj garancie për të ardhmen. Jo rastësisht ke një dëmtim të sistemit arsimor deri edhe në tjetërsim të historisë shqiptare. Pra çfarë ndodh? Apo mos i është kthyer Serbia planit të saj, me qarqet antishqiptare serbe, plan i viteve 1850 për tjetërsimin e Shqipërisë në toka sllave?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pse duhet ta mbështesi zoti Rama këtë dhe pse do i interesonte? Dhe e dyta në vitet që jetojmë kush e lejon një gjë të tillë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Monika Kryemadhi: Ju duhet të kuptoni një gjë, që në kushtet në të cilat ne jemi, një kryeministër i tillë, i cili i bën presion kryeministrit të Kosovës në sy të presidentit të Serbisë. Besoj të gjithë e mbani mend videon që u bë virale në rrjetet sociale, ku kryeministri shqiptar ushtronte presion po themi, ose bëhej pjesë e teatrit. Të gjithë e mbani mend, mjafton ta shikoni videon sesi quante tradhëtar Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, serb a spiun e quante Albin Kurtin. Pra kryeministri shqiptar që thotë për liderat politik kosovar. Dhe jo rastësisht, ajo që mua përsëri më bën përshtypje është që ky zotëria ka tjetërsuar totalisht identitetin. Pra Butrintin do ta mbushë me dyqane me qofte, e mbani mend sherrin që është bërë në Komisionin e Arsimit dhe Kulturës. Nuk janë të rastësishme këto.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Objektivi ynë është që ti të zgjidhësh problemin e varfërisë së njerëzve, ekonominë shqiptare dhe kjo si zgjidhet? Duke iu dhënë njerëzve një qeveri që ata që meritojnë? Është qeveria me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ja kjo është. Si vijmë te zgjedhjet e lira dhe të ndershme? Këto vijnë me ato çfarë kemi kërkuar ne, garancinë e një qeverie tranzitore. Çfarë do të thotë qeveri tranzitore? Më thuaj ti mua, si mundet një shqiptar të shkojë të votojë sot kur e pa policinë e shtetit në ate dhunë që ushtron ndaj një studenti. Ne sot fusim studentët në burg dhe nxjerrim të kërkuarit nga burgu.

Si, Znj. Kryemadhi?

Monika Kryemadhi: Këtë duhet ta rakordosh ti. Me luftë? Do të rrëmbejmë armët dhe do të shkojmë të luftojmë? Kur kemi filluar protestat ne si opozitë e dini ju se si e kishte kuotat Edi Rama me Erion Veliajn?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 10 minutash

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 12 minutash

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 10 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 18 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 8 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 12 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.