Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 10:31 Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Një grup hakerësh vodhi të dhëna klientësh të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase nga një furnizues i palës së tretë dhe i publikoi në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jorida Tabaku kritike ndaj nismës së qeverisë ndaj KAYO: A mjaftojnë 3 mln euro për shoqërinë që do të prodhojë dhe shesë municione?

Politikë E mërkurë, 24 Korrik 2024 10:58
Jorida Tabaku kritike ndaj nismës së qeverisë ndaj KAYO: A mjaftojnë 3 mln euro për shoqërinë që do të prodhojë dhe shesë municione?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ivlerësoi nismën për prodhimin e armëve që realisht është diçka që mund të ketë efekt pozitiv në ushtrinë shqiptare dhe buxhetin e shtetit por ama u tregua shumë kritike ndaj mënyrës se si qeveria ka sjellë këtë projektligj jo vetëm për procedurën por edhe për atë që përmban ligji.

Tabaku ngriti disa pikëpyetje në lidhje me sigurinë kombëtare dhe aksionet e kompanisë, ajo e pyeti përfaqësuesit e ministrisë së si do të shiten aksionet dhe si kjo do të jetë në raport me sigurinë tonë komëbtare. Gjithashtu deputetja e PD u shpreh skeptike në lidhje me shifrën e 3 mln eurove që do jetë për të financuar këtë kompani. Ajo ironizoi vemndimin e qeverisë që jep kontrata 430 mln euro për inceneratorët por kur vjen puna për një kompani që sipas qeverisë do sjellë përfitime monetare vlera e kompanisë është 3 mln euro. Tabaku ngriti shqetësime në lidhje me fondet e kësaj kompanie dhe me planin e biznesit të saj.

Fjala e plotë:

Ju e keni quajtur kompaninë KAYO dhe dihet që Shqipëria ka prodhuar municione në kohën e regjimit komunist por prej 30 vitesh është lënë në harresë. Kjo do të thotë që ushtria ka prona dhe asete fizike. Ne jetojmë në një realitet tjetër dhe Shqipëria ëhtë vend i anëtar i NATO që do të thotë ka disa detyrime për të përmbushur edhe në fushën e prodhimit dhe shitjes së armëve. Me sa kam lexuar dhe kam parë ne nuk jemi vendi i parë që prodhojmë armë në botë, ka shoqëri të tjera dhe histori me kompani që prodhojnë armë në botë. Duke qenë se prodhimi armëve futet dhe në realitetin e sigurisë kombëtare, shoh që nu kemi një bashkërendim të detyrimeve që kjo kompani do ketë ndaj shtetit dhe institucioneve të tjera. Projektligji fokusohet tek ngritja e një kompanie dhe jo modalitet e operimit ndonëse prodhimi municioneve lidhet me sigurinë kombëtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ashtu shoh që ka një mungesë të qartë të formës së pronësisë, pasi ne nuk e dimë se si do të përfshihen aksionerët privatë derisa kompania planifikohet të jetë sh.a? si do e siguroni ju mosprekjen e sigurisë kombëtare në blerjen e aksioneve të kësaj kompanie? Në relacionin e shkruar është diskutuar me disa toka që do të kalojnë në pronësi të shoqërisë mirëpo disa kohë më prë zëvendës ministri i mbrojtjes diskutoi për një plan që shpërndarja e aseteve të ushtrisë po diskutohet me NATO; a është i përfunduar ky plan i shpërndarjes së aseteve të ushtrisë? A kemi informacion për të gjitha pronat e ushtrisë si do të përdoren? Mos harrojmë që çështja e pronave të ushtrisë është një temë e nxehtë e debatueshme për sa i përket koncesionimit dhe dhënies në përdorim të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A mund të dimë nëse keni vendosur prona strategjike, ku janë këto asete? U përmendën disa vende si Gramshi, Poliçani dhe disa asete të tjera që u diskutuan por na duhet një përgjigje e qartë.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ministria foli për një vlerë 3 mln euro për nisjen e rrugëtimit të kompanisë. Nga sa kam parë dhe me çfarë kam marë informacione, shifra prej 3 mln eurosh për të operuar në këtë sektor është shumë e vogël ose për të bërë asgjë. Ndërkohë që qeveria ka kontrata koncesionare me vlerë 430 mln euro, ndërkohë që shifra që ju vendosni është shumë e vogël për t’u marrë me këtë çështje. Prandaj kam disa pyetje shtesë edhe për këtë. A mund të kemi informacion se si është përcaktuar vlera 3 mln euro? Si do të përdoret kjo vlerë 3 mln euro për të mbuluar kostot e kompanisë?

Sa janë kostot që keni përllogaritur për financim që do shkojnë për përgatitjen e “terrenit” dmth infrastrukturës bazë për operimin e kompanisë? Sa është kosto për studime, përgatitje rregullative, vendosje të procedurave standarte të veprimit dhe krijimit të një baze operacionesh për personalein? Sa janë kostot për punësimin e stafit manaxherial dh mbështetës të kompanisë? Sa janë kostot e infrastrukturës bazë për nisjen e punës në atë sektor? Cili sektor i prodhimit të municioneve do të fokusohet kompnia shtetërore KAYO? A do jetë e fokusuar në prodhimin e armëve të lehta apo municioneve të rënda?

Sipas përllogaritjeve tuaja sa do jetë fitimi vjetor i kësaj kompanie? A ka ekonomi shkalle? A ka plan biznesi? Sa është kthimi nga investimi?

Në projektligj është përcaktuar që KAYO do jetë një kompani sh.a dhe me një buxhet 3 mln USD që nuk duket se del për të financuar sa çduhet gjithë sa kërkon. Por gjithsesi fakti që është sh.a dmth që dikush tjetër mund të kërkojë blerjen e aksioneve.

Në rastin e një blerësi potencial sa aksione maksimale do ketë shteti? Përse mungon përcaktimi 51% në ligj?
Në rastin se shteti do jetë krijuesi i shoqërisë me 100% aksione dhe me prona shtetërore në shërbim të KAYO si do futet një privat për të blerë aksione? Si do jetë formula e hyrjes? A nuk do ishte më mirë sikur qeveria shqiptare ta kishte tërësisht në pronësi shtetërore dhe jo sh.a? Ne nuk jemi këtu për të mbështetur tigra prej letre!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe JPMorgan
Para 10 minutash

Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe J...

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO
Para 27 minutash

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta ...

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë
Para 37 minutash

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Para 39 minutash

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 13 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 12 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 13 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.