Jorida Tabaku: Në SHBA ekonomia u rrit 6% këtu 17.9, e gjitha lidhet me zgjedhjet

Rritjen ekonomike me 17.9% sipas qeverisë, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e lidh me ditën e zgjedhjeve.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku theksoi se në SHBA ekonomi është rritur vetëm 6%. Ndërsa rritjen ekonomike në Shqipëri deputetja demokrate e quan si artificiale dhe e lidh atë me zgjedhjet.

“I lanë shqiptarët në mëshirë për një vit dhe krenohen se dhanë tre paga. Varfëria ka shkuar në 41%. Këto janë fakte dh3e dokumenta të prodhuara nga ju. Është rritur ekonomia me 17.9%. Amerika e ka rritur me 6%. E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm page3sat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Qeveria që mbron gjithmonë të madhin. Qeveria e majtë që na jep ne këtu leksione për tregun, ndërkohë që kanë zhdukur konkurrencën,” tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?