Jorida Tabaku: Një sistem taksash i padrejtë!

Nga Jorida Tabaku-
Një sistem taksash i padrejtë!
Në Shqipëri, puna tatohet më shumë se kapitali. Një punëtor që paguhet me rrogë të ndershme, një sipërmarrës i vogël apo një profesionist i lirë paguan 23% tatim mbi të ardhurat. Ndërkohë, ata që kanë lidhje me qeverinë marrin toka falas, taksa zero dhe përjashtime të personalizuara!
🛑 Një qeveri që vret shumicën për të ushqyer pakicën!
Në çdo fund muaji, qytetarët shqiptarë paguajnë fatura të shtrenjta për energjinë, ujin dhe karburantin – ndërkohë që oligarkët e qeverisë marrin lehtësira fiskale dhe fitime të garantuara nga koncesionet!
💰 Ky sistem i ndenjur ekonomik nuk shpërblen punën, aftësinë dhe talentin.
Ky sistem ekonomik favorizon miqtë e qeverisë dhe penalizon shumicën e ndershme që punon çdo ditë! Kjo është një qeveri që ndihmon pakicën duke shkatërruar shumicën!
📢 Ky sistem i padrejtë ěshtë si uji ndenjur që duhet të përthahet sepse po qelb Shqipërinë!
Ne nuk mund të pranojmë që në këtë vend të pasurohen vetëm ata që kanë lidhje me qeverinë, ndërsa shqiptarët e ndershëm paguajnë më shumë e marrin më pak!
🗳 Më 11 maj, shqiptarët duhet të japin një mesazh të qartë: Mjaft më me këtë pandershmëri! Mjaft më me një ekonomi që punon për pakicën dhe kundër shumicës!