Dy mësuese në podcast me ministrin Gonxhja: Qytetaria e fëmijëve nga përkushtimi i prindërve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja lançoi sot episodin e parë të Podkastit “JuFletKombinati”, një format i veçantë me histori e ndjesi reale, në biseda të thjeshta, të ngrohta, për një realitet konkret. Gonxhja në këtë episod kishte të ftuar dy mësuese, Rudina Shehun dhe Luljeta Frashërin, dy zonja nga Kombinati. Mësuese Rudina tregoi se pas mbarimit të studimeve në vitin 1993, pati fatin të ishte mësuese aty ku ishte nxënëse.

”Numrin 56 të nxënësve nuk arrinte ta përmbante regjistri dhe shtoheshin në fletë të tjera dhe përkushtimi i kolegëve ishte i habitshëm. Krahasuar me ditët e sotme është goxha komoditet. Numri i nxënësve në klasë është ulur, infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm dhe janë krijuar klasat smart. Por e përbashkëta është se mësuesi në atë kohë dhe sot është misionar i përhapjes së dijes”, tha Rudina.

Nga ana tjetër, mësuese Luljeta tha se arsimi është mision dhe pasion. Për të transformimi i sistemit arsimor është i dukshëm sot në çdo drejtim. Gonxhja tregoi se dhe ai vinte nga një familje, ku nëna e tij ishte mësuese dhe në ato vite kur ai ishte në shkollë fillore në Gjirokastër, e mban mend nënën e tij, që ishte një figurë me shumë autoritet në shkollë. ”Mësuesit në atë kohë ishin kala të disiplinës dhe fortesa të kërkesës”, u shpreh Gonxhja, teksa i pyeti mësueset nëse ndihen sot ato, në pozitat e atij autoriteti të dikurshëm që kishte figura e mësuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësuese Luljeta Frashri, ndau eksperiencën e saj në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit. ”Shkolla jonë është ndër më të kërkuarat nga nxënësit që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, për vetë faktin e zhvillimit të turizmit që po merr vendi ynë. Degët e teknologjisë ushqimore dhe hoteleri turizmit janë më të kërkuarat dhe në tregun e punës dhe interesi i nxënësve sa vjen dhe rritet”, tha Frashri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?