Jorida Tabaku: SPAK të përcaktojë një prokuror special për zgjedhjet
Deputetja Jorida Tabaku, në një status në Facebook, është shprehur se SPAK duhet të përcaktojë një Prokuror special për zgjedhjet, duke shtuar se duhet përmirësuar çështja e Financimit të partive politike.
Statusi:
SPAK duhet të përcaktojë një Prokuror Special për zgjedhjet dhe duhet rregulluar çështja e Financimit të partive politike.
E para, fokus të veçantë në procesin e integrimit duke e shndërruar atë në proces gjithpërfshirës. Detyra jonë është “Të Ndërtojmë Europën këtu!”. Ligji për rolin e kuvendit është një hap drejt gjithëpërfshirjes në shërbim të qytetarëve dhe një hop cilësor në procesin e integrimit.
E dyta, duke mikpritur kryetarin e ri të SPAK dhe duke i uruar punë të mbarë dua të shtoj një kërkesë në emër të PD. I kërkoj z. Dumani që për të luftuar realisht abuzimet me zgjedhjet dhe përdorimin e krimit për të ndërhyrë tek zgjedhjet, sikundër dhe dosjet 184 dhe 339; Përcaktimin e një Prokurori Special në SPAK për të hetuar krimet elektorale.
E treta, Komisioni për reformën Zgjedhore adHoc duhet të rregullojë çështja e financimit të partive politike, që është një kërkesë e kahershme BE dhe partnerëve tanë strategjikë. Modele ka plot, nga Bashkimi Europian deri në SHBA. Ne, nuk mund të presim hetimet e FBI që të zbulojmë elefantin në dhomën tonë. Duhet të nxitojmë!