FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jozefina Topalli: Goodbye Lul! Radhën e ka Rama!

Nga Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e PD

Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB! Sot kanë shkuar për të votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk dalin nga shtëpia; sot janë ngritur për të votuar që nga themeluesit e degëve të PD, deri tek anëtari më i ri i saj; sot janë ngritur nga shtrati të sëmurë për të votuar në referendum.

Kanë votuar nga më të rinjtë, deri tek me të moshuarit. Asnjëherë nuk ka pasur një pjesëmarrje demokratësh si kjo e sotmja. Kjo është dita e bukur e demokracisë! Kaq radhë nuk ka pasur as në ditën e votimeve. Kjo nuk është vetëm shprehja më e bukur e lirisë dhe demokracisë, ky është mesazhi i shpresës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë pjesëmarrje e besim që njerëzit kanë tek çlirimi nga pengu, ata po përcjellin shpresën për të larguar edhe qeverinë aktuale. Pas LB, radhën e ka Rama! Goodbye Lul! Faleminderit çdo demokrati!.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?