Kamp refugjatësh në Shqipëri?! Ambasadori shqiptar në Angli: Totalisht e pavërtetë, s’ka asnjë negociatë!

Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko, ka folur për prestigjiozen britanike “The Guardian” lidhur me shkrimin e publikuar një ditë më parë në gazetën “The Sun” se “emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra në një qendër në det të hapur në Ballkan, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar. Kërkesat e azilit në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen sipas këtij plani, ndërsa emigrantët të qëndrojnë në Shqipëria”.

Ambasadori shqiptar mohon për “The Guardian” një lajm të tillë, duke thënë se “lajmi i dhënë nga ‘The Sun’ është totalisht i pavërtetë. Nuk ka as diskutime dhe as negociata për këtë çështje”.

Gjithashtu, “The Guardian” ka botuar edhe reagimin e bërë një ditë më parë nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, lidhur me lajmin se Shqipëria do të hapë kamp refugjatësh për emigrantët e paligjshëm që kapen në Britaninë e Madhe, ku e theksonte këtë një lajm të turpshëm dhe të pavërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?