
Vijojnë tensionet dhe kaosi në Kuvend! Deputetët e opozitës hedhin tymuese në sallë.
Që në nisje të seancës, deputetët e PD-së kanë hedhur tymuese dhe kanë filluar t’u bien tavolinave me duar.
Më tej, Noka ka tentuar t’u vërë flakën karrigeve të grumbulluara në mes të sallës.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka përjashtuar deputetin Flamur Noka nga seanca.
