Karteli i gjykatësve u rreshtua kundër reformës në drejtësi!”
Deputeti socialist Erion Braçe reagoi ashpër ndaj deklaratave të sotme të gjyqtarëve në lidhje me reformën në drejtësi.
“Karteli i gjykatësve të Shqipërisë u rreshtua kundër reformës në drejtësi. Ishin të qartë:
Të mos bëhet gjë, të mos ngrihen struktura që hetojnë pasurinë dhe aftësitë e tyre profesionale! Këtë e kishin kërkesë kyç e propozim po të tillë. Tani jam i bindur se gjithçka që është bërë gati si përmbajtje e reformës në drejtësi është e duhura!
Kundërshtarët tani janë rreshtuar, Presidenti, PD dhe karteli i gjyqtarëve. Duhet shkuar përpara me vendosmëri pa kërkuar konsensusin e tyre. Nuk ka nevojë farë për konsensusin e tyre. Madje, mendoj se konsensusi me ta do e shkatërrojë reformën”, shkruan Braçe në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

