KAS shqyrton ankimimet e dy grupimeve në PD, Sefa: Autorizimi është i vlefshëm për çdo datë zgjedhjesh! Nuraj: Celibashi bëri rolin e gjykatësit

Shqyrtohet në KAS ankimimi i grupit të Alibeajt dhe atij të Berishës sa i takon vendimit të KQZ për të mos regjistruar PD në zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi ligjor i grupit te Alibeajt, Indrit Sefa tha ka thënë se partinë mund të përfaqësojë kryetari ose edhe persona të tjerë. Sakaq shtoi se autorizimi është i vlefshëm për çdo datë zgjedhjesh.

Sefa: Sipas interpretimit, Celibashi pretendon se nuk është mjatueshëm i qartë autorizimi sa i takon datës së zgjedhjeve të 14 majit. Autorizimi i referohet zgjedhjeve vendore 2023. Tani ai autorizim mund të vleje për çfarëdo lloj date. Thotë për zgjedhjet vendore 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pika e dytë ka të bëjë me deklaratën solemne. Deklarata solemne lëshohet në emër të subjektit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partitë politikë mund ti përfaqësojë kryetari, një organ i përbërë, mund t’ia lë kompetencat sekretarit.

Partinë politike e përfaqëson kryetari, kompetenca mund t’i kryejë sekretari. Sipas interpretimi të kryekomisionerit bien ndesh me krijimin e partive politike. Komisioneri bën interpretim të gabuar pasi e cilëson angazhim personal të kryetarit

Kryetari i partisë nuk firmos si person, por në funksion të partisë. Ne kemi bërë të qartë përmes shkresave që kemi depozituar tek komisioneri që nga PD z.Basha ka dhënë dorëheqje dhe në bazë të rregullave statutore të vetëorganizimi të PD,ne vendosim vet. Ligji na kërkon vule, emër sigël etje. Pastaj se nga kush përbëhet kush janë personat drejtues nuk jemi te detyruar ta depozitojme diku.

Ndërkohë përfaqësuesi i grupit të Berishës, Ledio Nuraj tha se kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri rolin e gjykatësit dhe ka kërkuar një dokumentacion që nuk kanë vlerë ligjore.

Nuraj: Kemi pritur regjistrimin e partisë me kryetar Sali Berishën. Kemi paraqitur të gjitha provat, iu jemi përgjigjur të gjitha pytejeve. Kemi ngelur të shtangur, pasi kreu i KQZ ka bërë rolin e një gjykatë dhe jo të mbante drejt vendimin e tij. Aty është transmetuar dhe diskutuar dokumentacione që ne nuk i kemi paraqitur dhe kanë ardhur nga një burim tjetër, janë dokumentacion që nuk kanë vlerë ligjore.

Vendimet e fundit janë regjistruar në gjykatë dhe nga regjistrimi i fundit deri më sot që ne flasim kanë ndodhur disa zhvillime që janë të njohura botërisht.

Janë zhvillime brenda kaudrit ligjor dhe të regjistrueshme. Raportet ligjore të fundit që janë të regjistrueshme janë ato ku janë marrë me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësia, nga ata kandidatë që kanë marrë dhe vendimet në Kuvendin e 17 korrikut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?