Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kastriot Islami: Mandati III, mashtrimet e radhës dhe kërkesat tallëse e qesharake

Forum E premte, 26 Shkurt 2021 18:56
Kastriot Islami: Mandati III, mashtrimet e radhës dhe kërkesat tallëse e qesharake
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami –

Edi Rama, po jargavitet e lëpihet me mashtrime e gënjeshtra për një mandat të III…Por duke sharë, ofenduar e kërcënuar kundërshtarët e tij…Rama ka rënditur 3 arsye kryesore, që shqiptarët t`i japin një mandat III: i) pas suksesve imagjinare kërkon të përfundojë luftën me pandeminë, ii) pas dështimeve me sukses, kërkon të përfundojë rindërtimin të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe iii) i cartur premton se do të ndërtojë Shqipërinë aeroportuale. Këto janë 3 “punët e mëdha” që Rama ëndërron t`i mbyllë vetë si Kryeministër?! Të treja këto “punë të mëdha” janë jo vetëm marrëzi, e mashtrimet e dështimet e rradhës së Ramës por edhe tallje me shqetësimet e hallet madhore të shumicës së qytetarëve shqiptarë. Një qytetar i zakonshëm shqiptar lufton gjatë gjithë kohës i) për të siguruar bukën e gojës për familjen; dhe ii) për të paguar energjinë, ujin, dhe detyrimet ndaj shtetit… Le të marrim me rradhë…

Pandemia është një katastrofë e madhe humane, e keqmenaxhuar nga qeveria dhe që ka krijuar drama të mëdha në shumicën e familjeve shqiptare. Prandaj ajo s`do të mund të ishte kurrë një arsye që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës mandatin e III. Madje shumica e qytetarëve shqiptarë mendojnë se kjo qeveri ka dështuar me menaxhimin e kësaj pandemie e cila jo vetëm ka shkaktuar numrin më të madh të viktimave për frymë popullsie në botë por edhe duke mashtruar me statistikat e manipuluara të pandemisë, ka keqpërdorur pandeminë për të dhunuar të drejtat e tyre themelore. Gjatë kësaj periudhe shumë qytetarë shqiptarë nuk mund të harrojnë se janë përballur të vetmuar me vdekjen në spitale apo shtëpi për mungesë oksigjeni, shtretërish, shërbimi apo më keq akoma, për mungesë mjekësh, të cilët gjatë 8 vjetëve të fundit janë detyruar nga babëzia e arrogance e drejtuesve të qeverisë Rama të largohen drejt Gjermanisë. Gjithashtu, gjatë kësaj pandemie, biznesi shqiptar është përballur me braktisjen e shtetit, duke u gjëndur me keq se në cdo vend tjetër europian në mëshirën e fatit. Fermeri shqiptar ishte ndoshta i vetmi në të gjithë globin që jo vetëm s’mori asnjë lloj ndihme nga shteti gjatë pandemisë, por edhe u ndalua të punonte tokën e tij nga masat drastike të Ramës. Akoma më e rëndë është sot situata sanitare, një viti pas fillimit të pandemisë. Shqipëria është aktualisht vendi që ka më shumë të infektuar dhe viktima për frymë në botë, më pak testime për numër popullsie se në shumicën e vëndeve të globit, vazhdon të ketë numrin më të ulët të shtretërve dhe në terapi intensive, si dhe më pak mjek për banorë, më pak autoambulanca, më pak infermierë, më pak spitale, së cdo vend europian. Akoma më e rëndë është situata e vaksinimit, sepse Shqipëria rënditet nga vëndet e fundit në botë përsa i përket vaksinimit të popullsisë apo sigurimit të vaksinave më pak vaksina. Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë që del cdo javë në Rinas për të pritur me pompozitet e mburrje donkishoteske pakon e rradhës me një grusht vaksinash duke u përpjekur me pamjen e shtitur të një fakiri të mashtrojë se “rradhës tjetër” do të vijë sasia e nevojshme e vaksinave për të gjithë popullsinë. Për të mos përmendur marrëzinë e tij me vaksinimin e personaliteteve. Shkurt e troc: gjithë mburrja e Rama për menaxhimin e kësaj pandemie ka qënë thjesht e vetëm një dështim total që e vulosi fondacioni Forbes duke e vlerësuar Shqipërinë të fundit në Europë për përsa i përket “menaxhimit qeveritar të pandemisë” dhe kërkesa e tij për një mandat të III për vazhdimin e pandemisë është tallëse, qesharake por edhe antipopullore për shqiptarët…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rindërtimi i shtëpive të shkatërruar nga tërmeti…Rama kërkoi gjithashtu mandat III për rindërtimin e banesave të shkatërruar nga tërmeti. Kjo ishte një tjetër fatkeqësi tjetër natyrore, e cila shkaktoi vuajtje e dëme shumë të mëdha për shumë familje shqiptare e biznese. Në ditët e para, pasi bëri shoun e tij tipik, duke grumbulluar 1,3 miliard euro (që s’dihet se ku janë) premtoi se deri në fund të vitit 2020 rreth 80-90% e familjeve do futeshin në banesë të re. Kjo ishte një nga gënjeshtrat e mëdha të këtij mandati sepse pothuajse të gjithë familjet janë ende në çadra, e po vuajnë mes halleve e problemeve të shumta sociale ndërkohë që dëgjojnë nga Rama kërkesën për një mandat III duke ju prallisur se do të punojë në mandatin e III për të realizuar premtimin e pambajtur ndaj tyre. Shkurt e troc: Gënjeshtra e madhe e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti jo vetëm rezulton një premtim i pambajtur por cuditërisht është kthyer në një nga kërkesat kryesore për mandatin e III; tallje e turp më të madh s’mund të ketë për qytetarët shqiptarë…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Porte e aeoroporte për të gjithë në 3D…Po ashtu si gënjeu e mashtroi para 8 vjetësh me “mjeksinë falas” apo “taksat e ulta për të gjithë” Rama këtë rradhë kërkon mandatin III, duke hedhur ne treg mashtrimin me ndërtimin e porteve dhe aeroporteve në shumicën e qyteteve të vëndit… ERTV, televizioni më i turpshëm në botë që mban emrin e një kryeministri, transmeton cdo ditë gënjeshtra që si ha më askush. Se komunikimi Tiranë-Elbasan do bëhet me “Air Bus” apo “Boing”. Se në Vlorë do të ndërtohen aeroportet më të mëdha të rajonit…Se nga Kukësi do fluturojnë avionët Low Cost. Apo se si nga Delvina do vërshojnë çarteret dhe se ky aeroport së bashku me atë Gjirokastrës do sfidojnë atë të Janinës. Pa harruar se edhe qyteti turistik i Korcës do të ketë aeroprtin e tij që mbeti vetëm në 3D…

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Një kryeministër mashtrues pasi ka gënjyer për 8 vjet, kërkon pas dështimeve në 2 mandate, edhe një mandat të III, duke menduar se do ti gënjejë përsëri shqiptarët.. Askush s’e beson më, madje revolta qytetare ka arritur kulmin sepse për më tepër këtë kërkesë e konsiderojnë cinike e tallëse për inteligjencën e tyre…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.