Kastriot Islami: Takimet e Ramës, si takimet e Byrosë në 1990

 

Vendimi i fundit i Ramës në mbledhjen e grupit të PS për të dalë në terren dhe takuar qytetarët, është komentuar nga deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami.

Ky i fundit i cilëson këto takime njësoj si takimet e anëtarëve të Byrosë në vitin 1990. “Daljet e Ramës “200 milionsh” me ministrat e superkorruptuar dhe deputetët e inkriminuar në takime me qytetarët në 2015 janë njëlloj si takimet e “anëtarëve të Byrosë Politike me bazën” në 1990”, shkruan Islami në Facebook. Deputeti e përshkruan situatën aktuale politike dhe ekonomike njësoj si ajo e viteve ’90, për të cilën thotë se do të ndodhë e njëjta gjë me pushtetin siç ndodhi në atë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi në Facebook i Kastriot Islamit

Swiss Digital Mobile Reklama

Jane shume rende, jane shah-mat…
****
Daljet e Rames “200 milionsh” me ministrat e superkorruptuar dhe deputetet e inkriminuar ne takime me qytetaret ne 2015 jane njelloj si takimet e “anetareve te Byrose Politike me bazen” ne 1990…Nuk ka asnje dallim, as sa i perket gjendjes se rende ekonomike, politike e morale, as formatit apo stilit te takimeve, as perberjes se ekipeve dhe as qellimit… dhe natyrisht edhe rezultati do te jete ekzaktesisht i njejte…mbajeni mend, rezultati do te jete i njejte….
*****
Ne 1990, qytetaret ne shumicen e rasteve reaguan fuqimisht ndaj misionareve te rregjimit te kalbur e te degraduar…diku nga frika heshten dhe diku me ndihmen e “mekanizmave te rregjimit” u krijua perceptimi i rreme se takimet po ja arrinin qellimit…Por pas ketyre takimeve frika e drejtuesve te rregjimit u rrit ndjeshem nderkohe qe qytetaret u bene me te guximshem dhe frika ju doli…Nje cope e djegur ishte e pamundur te androhej sepse nuk mbante me…As “spiunet” dhe as “perfaqesuesit e gazetave e te televizonit” nuk mund te ndalnin fermentimin qe kishte nisur…Ngjarjet e “renies se murit te Berlinit” por vecanerisht “ngjarjet ne Rumani” dhe “Bullgari” ishin pasqyra se “cfare do te ndodhte” edhe ne Shqiperi…
*****
Nje ngjashmeri, ciklike, ne kohe e ne hapsire, po ndodh ne vendet ishkomuniste…Kete qe po ndodh kudo ne vendet ishkomuniste, te vecanerisht ne Ballkan, nuk e ndalin dot ne Shqiperi, as parate e oligarkise e te korrupsionit, as milionat e vjedhura nga banda drejtuese, as mashtrimet, as veprimet policore, as pergjimet, as kercenimet, as sharjet e ofendimet e medias se ndotur me parate e pista te oligarkise…Ndiqni se cpo ndodh ne Rumani…
*****
Do te isha shume i lumtur nese kete informacion do ta publikon mediat e paguara nga Rama shoqeruar me sharje e ofendime te paguara nga Rama dhe perfaqesuesit mediatike te “aleances se qelbesirave”… Ndonese eshte futur edhe sherri mes tyre sepse ashtu mijte ndjejne termetin po ndjejne se nuk kane me kohe per te zhvatur…dhe prandaj i sulen njeri tjetrit per te dale ne rradhen e pare perballe Rames dhe rrjepur e ndare prehen e rradhes…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?