KE, javën e ardhshme publikon progres-­raportin për Shqipërinë

 

Paketa e parë e Zgjerimit për Komisionin Evropian, e cila për herë të parë u shty pak ditë përpara datës së caktuar të publikimit, në mes të tetorit, përfundimisht pritet të miratohet dhe të bëhet publike javën e ardhshme.

Sipas burimeve nga Brukseli, kësaj radhe pritet që ajo të miratohet me procedurë të shkruar, një proçedurë jo e zakonshme për raporte të tilla, e cila shmang mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbi raportet e progresit ka nisur këtë javë procesi kolegjial dhe data e publikimit varet nga shpejtësia se si do të ecë ky proces kolegjial”, deklaroi Mina Andreeva, zëdhënëse e presidentit Juncker.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, burime konfidenciale pohojnë se kjo mund të ndodhë të martën që vjen. Atë ditë, komisioneri Hahn pritet të diskutojë pa praninë e medias në Komitetin e Jashtëm të PE, për ta publikuar paketën e zgjerimit vetëm pas mesditës, kur parashikohet të përfundojë afati i miratimit me procedurë të shkruar, nëse formalisht asnjë prej shefave të kabineteve të 28 komisionerëve nuk shpreh kundërshtim për miratimin e teksteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?