Kërkesa ndërkombëtare për mosprishjen e Teatrit, Vasili: Rama nuk i dëgjon, vandal
Pas letrës së hapur që instituti ndërkomëtar “Docomomo International”, i kërkon institucioneve në Shqipëri që të mos prishtet Teatri, ka ardhur reagimi i parë i opozitës.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se kryeministri vandal nuk i dëgjon kërkesa të tilla. Sipas tij, letra e “Docomono”-s është thirrje që të zbrapsen përpara këtij turpi dhe të mos bëhen pjesë e një faji, që do t’u mbetet si damkë e zezë gjithë jetën.
Reagimi i Vasilit
Docomomo kerkon te mos prishet teatri,po a degjon kryeministri vandal dhe injorant.
Docomomo International (Komiteti Ndërkombëtar për Dokumentimin dhe Ruajtjen e Ndërtesave, Vendet dhe lagjet e Lëvizjes Moderne) kerkon qe ndertesa e Teatrit Kombetar te mos prishet nisur nga ajo qe perfaqson edhe nga historike e arkitekturore.
Kryeminstri gjitholog dmth qe medemek di gjithshshka me fuqine vandale qe te jep injoranca do qe ta prishe me cdo kusht. Se duhet te ngrihen pa derman kullat qe jane edhe qari i tij pa teatri ne dreq te veje.
Rrofte leku thote kryeministri qe ben edhe si arkitekt,edhe si urbanist,edhe si historian, pa teatrit kalli dreqin thote ai.
Docomomo thote ndalu kryeminister.Eshte turp i madh qe tu dhembe teatri te huajve, shume me shume se kryeministrit armik te dijes e kultures dhe mik paranojak te karriges se tij.
Eshte thirrje kjo edhe per keta pioneret lei feniste te bashkise se Tiranes qe te zbrapsen perpara ketij turpi dhe te mos behen pjese e nje faji,qe do tu mbetet si damke e zeze gjithe jeten.

KOHA JONË SONDAZH

