FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këshilli i PD-së, tre ”ish” mungesat e mëdha

Nisi me tri mungesa të mëdha, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Tre “ish” nuk u paraqitën në takimin e thërritur për të diskutuar paketën e ndryshimeve statutore.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ish-Presidentin Bujar Nishani dhe ish-kryetarin e ish-rivalin e Bashës në zgjedhjet e brendshme të PD-së në korrik të vitit të kaluar, Eduard Selami.

Zëri kritik në këtë mbledhje nuk mungoi. Arben Imami kërkoi të diskutohet fillimisht raporti i analizës së zgjedhjeve të 2017. Propozimi i tij u hodh në votim dhe u rrëzua me shumicë votash. Imami propozoi gjithashtu edhe diskutimin fillimisht në parim të statutit të ri, por edhe ky propozim i tij u rrëzua. Pak pas kësaj, ai doli para mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kjo është një mbledhje formale pasi në statuin e ri mungon një refllektim thelbësor, nuk shëhohet dhe nuk shprehet dorëheqja në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe kjo përkthehet në mandat të përjetshëm të Lulzim Bashës”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?