Klosi kritik ndaj zyrave të punës: S’janë aktive
Pavarësisht vëmendjes së kushtuar hapjes së zyrave të punës nga Ministri i atëhershëm Erjon Veliaj, Ministri Klosi ka kritikuar veprimtarinë e tyre, duke u shprehur se këto zyra nuk janë aktive për punëkërkuesit. Ai kritikoi personelin e zyrave se nuk ka bërë ndërmjetësimet e duhura.
Ministri i Mirqënies Sociale, Blendi Klosi, ka kritikuar veprimtarinë e zyrave të punës të cilat gjatë hapjes së tyre nga paraardhësi i tij Erjon Veliaj u përcaktuan si zgjidhje e problemit për gjetjen e një pune.
Klosi deklaroi se zyrat e punës nuk janë aktive në lidhjen e kontratave mes punëkërkueseve dhe biznesit.
Klosi: Ne kemi një situatë paradoksale në vendin tonë. Në zyrat e punës sot kemi plot 150 mijë veta që kërkojnë punë, ndërkohë në po të njëjtat zyra, në po të njëjtat sportele kemi sot 26 800 vende të lira pune. Biznesi kërkon punë, Shqipëria nuk ofron punonjës të kualifikuar, ku është dilema, ku është problemi, ku është mundësia sesi mund të ndryshojmë? Kjo e gjitha mbetet tek vetë ne që menaxhojmë këtë situatë.
Në javën e sigurisë në punë, Ministri Klosi dhe kreu i Inspektoriati të Punës, Dritan Ylli, i bën thirrje biznesit të respektojnë ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, për të shmangur kështu incidentet dhe penalitetet.
KOHA JONË SONDAZH

