Klosi nga Spilleja: Hetim tokave në bregdet

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga Spilleja u shpreh se duhet një hetim i tokave në bregdet. Ministri bëri të ditur se institucioni i tij është në fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve me tokat në bregdet.

“Së bashku me kryetarin e bashkisë dhe prefekten po prekim nga afër këto zona me potencial të madh turistik që siç e shikojmë edhe nga ndarja në parcela të manipuluara po e bën të pamundur zhvillimin e zonës. Jemi në fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve me tokat në bregdet. Eshtë e pafalshme që kjo zonë akoma nuk ka një zhvillim të vërtetë turistik. Nuk ka hotele të vërteta për mirëpritur qindra mijëra turistë, nuk ka biznese të cilat të mbështesin këtë lloj turizmi pasi realisht e gjithë kjo situatë vjen nga problematika me tokën”,-tha Klosi.

Kërkesa e vazhdueshme e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është që zona me potencial të tillë turistik të shndërrohen në magnete turistike të cilat të prodhojnë mirëqënie dhe punësim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kryetarin e bashkisë dhe prefekten e Tiranës, ministri Klosi e kishte një porosi, nxitjen e agroturizmit. Duke pastruar së bashku me punonjës të administratës lokale dhe 500 nxënës të dy gjimnazeve të bashkisë Rrogozhinë, kreu i Turizmit dhe Mjedisit përsëriti apelin ndaj biznesit për të dhënë zgjidhjen përfundimtare ujërave të zeza dhe të ndotur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?