Klosi: Të gjithë sondazhet e nxjerrin Veliajn fitues të thellë, ka mbështetjen e PS dhe të qytetarëve

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se Erion Veliaj do të jetë sërish kandidat i mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se të gjitha sondazhet e nxjerrin atë fitues të thellë në Tiranë.

Nga ana tjetër Klosi shprehu bindjen se Veliaj do të ketë jo vetëm mbështetjen e PS, por dhe të qytetarëve për të vijuar që të drejtojë Bashkinë e Tiranës në mandatin e tretë.

“Tirana është shembulli më i plotë i të gjithë këtyre që ne folëm, mënyrën se si kemi reaguar, si kemi qeverisur. Një bashkëpunim jashtëzakonisht i suksesshëm ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale dhe siç e ka thënë edhe kryeministri, nuk ka arsye që Erion Veliaj të mos jetë rikandidat për bashkinë e Tiranës dhe pa dyshim të gjithë sondazhet e nxjerrin fitues të thellë të kësaj bashkie. Do ketë mbështetjen e gjithë PS, por natyrisht edhe të qytetarëve”, tha Klosi për ”Report Tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nga radhët e opozitës kandidatët potencial si Jorida Tabaku apo Ilir Meta janë tërhequr nga gara përballë Erion Veliajt. Me sa duket sondazhet e tyre rezultojnë me humbje të kandidatit të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?