Koalicionet nuk preken, Paloka: PD pjesë e këshillit, nuk lejojmë prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit

Partia Demokratike, do të rikthehet në Këshillin Politik për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Nënkryetari demokrat Edi Paloka, tha se opozita jashtë parlamentare mund të japë konsensus për hapjen e pjesshme të listave, por kurrë nuk do të pranojë heqjen e koalicioneve.

Këshilli Politik, pritet të riaktivizohet gjatë muajit shtator, ndërsa opozita jashtë parlmentare do të jetë prezente për t’i kujtuar socialistëve se marrëveshja e 5 qershorit duhet të qëndrojë e paprekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se opozita mund të pranojë diskutimin për listat e hapura, por kurrsesi nuk mund të pranojë prekjen e koalicioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në marrëveshjen e 5 qershorit është më se e qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë dhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë preket atëherë është prishur marrëveshja”, u shpreh Edi Paloka.

Nënkryetari i PD-së tha se Partia Demokratike është e hapur të shkojë edhe tek propozimi i socialistëve për hapje të pjesshme të listave.

“Kemi propozuar hapjen 100 përqind megjithatë jemi të hapur për të biseduar për këtë çështje”, u shpreh Paloka.

Ndërkohë në selinë blu vazhdon procesi i filtrimit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkishë.

Edi Paloka, tha se paralelisht me ketë proces deri në mesin e muajit, PD do të ketë gati edhe emrat e drejtuesve politikë në qarqe.

“Është një proces që mbyllet brenda mesit të shtatorit dhe në bazë të rezultatit do të ecim dhe me pjesën tjetër të fillimit të fushatës zgjedhore”, u shpreh Edi Paloka.

Nënkryetari demokrat është i sigurt në rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa tha se emrat që Rama delegoi një ditë më parë janë dëshmi se Partia Socialiste nuk shkëputet dot nga abuzuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?