FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koço Kokëdhima akuzon politikën: Ka zhytur vendin në korrupsion

Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima deklaroi gjatë një bisede në një universitet të Tiranës, se mungesa e lirisë politikë dhe asaj ekonomike do të çojë vendin drejt kolapsit. Kryetari i Partisë Zgjidhja akuzoi partitë politike se e kanë zhytur vendin në korrupsion teksa shtoi se partia që ai drejton, kauzë të saj themelore ka çlirimin e vendit nga oligarkët.

Ai thotë se vendi është drejt kolapsit dhe mungesën e lirisë ekonomike dhe kanosjen e të drejtat e njeriut ia atribuon partive politike. Ndryshe nga partitë e tjera, Kokëdhima thekson se partia që ai drejton nuk synim karriget në parlament por kauzë kryesore ka shpëtimin e vendit nga korrupsioni.

Në forumin që zhvilloi në Universitetin Europian të Tiranës, Kokëdhima foli edhë për fillimet e tij në politikë ku tha se synonte te pasuronte të majtën me vlera demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?