Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 08:38 Si ndodhi përplasja e trenave me 68 viktima? Një tren i ndaluar, ndërsa një tjetër afrohet me shpejtësi të madhe: Në aksidentin e rëndë hekurudhor humbën jetën të paktën 68 vetë. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komisioneri Celibashi: Votimi nga jashtë vendit, i sigurtë dhe i garantuar

Politikë E martë, 4 Shkurt 2025 20:27
Komisioneri Celibashi: Votimi nga jashtë vendit, i sigurtë dhe i garantuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri administrata zgjedhore po shton përgatitjet që të garantojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Kuvendit që t’u ndajë sa më parë buxhetin elektoral partive politike. Ai tha sot se u ka kërkuar partive zbatimin e afatave ligjore për listat e komisionerëve dhe të kandidatëve për deputetë. Për herë të parë në zgjedhje do të marrin pjesë edhe shqiptarët nga jashtë vendit, duke votur me postë nga shtetet ku jetojnë. Një numër i konsiderueshëm i tyre tashmë kanë aplikuar pranë KQZ-së, ndërsa pjesa tjetër kanë edhe një muaj kohë për të dërguar kërkesën në platformën përkatëse të KQZ-së.

Shqipëria ka hyrë praktikisht në periudhë zgjedhore, tha sot komisioneri Ilirjan Celibashi, ndërsa pas një jave konstituohen komisionet zonale (KZAZ) me anëtarë të propozuar nga partitë më të mëdha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Partitë ende nuk kanë sjellë propozime për anëtarët e KZAZ-ve, tha ai, ndërsa theksoi se votim elektronik nuk do të ketë në asnjë qark, përveç në disa qendra pilot.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Regjistrimi i votuesve nga jashtë ka vazhduar me ritme të kënaqshme, vlerësoi komisioneri Celibashi: mesatarisht 5 mijë e 800 aplikime dhe 3 mijë e 400 miratime në ditë.

Deri tani, mbi 116 mijë zgjedhës nga jashtë që kanë sjellë kërkesa për votim, dhe afro 87 mijë prej tyre janë miratuar.

Zoti Celibashi nuk pranoi të komentonte kërkesat e opozitës që të votojnë edhe emigrantë me dokumenta identifikimi të shteteve të tjerë, por tha se kjo mbetet çështje e bisedimeve të dy partive kryesore politike.

“Nëse ato bien dakord për të ndryshuar elementë të ndryshëm të Kodit Zgjedhor, ne kemi detyrimin për t’i zbatuar ato. Por komente mbi propozime të ndryshme nuk mund të japim, sidomos tani kur kemi hyrë në periudhë zgjedhore”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ai i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë sa më parë buxhetin e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, për ta përdorur gjatë fushatës, ndërsa kujtoi që në zgjedhjet e kaluara ky buxhet iu dha partive pak ditë para fushatës, madje edhe pasi ajo kishte nisur fushata.

Shtetet me më shumë aplikime të votuesve nga jashtë dhe me kërkesa të plotësuara janë Italia, Greqia dhe Gjermania, ndërsa afati i aplikimit nga jashtë përfundon më 4 mars.

Zoti Celibashi tha se Platforma PER është tepër e sigurtë sa i takon të dhënave personale dhe nga aty nuk del asnjë e dhënë personale në shërbim të të tretëve. Ai tha se platforma PER e regjistrimit të votuesve nga jashtë njeh vetëm dokumentet shqiptare të identifikimit.

“Platforma PER është ndërtuar për të identifikuar shtetasit përmes mjeteve të identifikuar nga Republika e Shqipërisë. Nëse palët bien dakord që identifikimi mund dhe duhet të bëhet edhe nëpërmjet dokumentave të tjera, do të duhet të zhvillohet ky sistem, ose duhet bërë një sistem tjetër, këtë nuk di ta them nga ana teknike tani”, tha zoti Celibashi.

KQZ sheh si ndër çështjet më të rëndësishme aktualisht buxhetimin e shërbimeve postare për fletët e votimit nga jashtë vendit, për të cilat qeveria ka dhënë garanci se do ta mbulojë sado që jenë votuesit, si dhe afatin e regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Modeli i fletës së votimit do të përgatitet para se të dalin emrat e kandidatëve, dhe sapo ata të miratohen nga partitë, do të futen nëpër tabela.

Më 24 mars përfundon procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputetë dhe është koha kur do të prodhohen fletët e votimit për t’i postuar jashtë. Komisioneri Celibashi u bëri thirrje partive që të nxitin edhe më tej shqiptarët nga jashtë të regjistrohen për të votuar, por theksoi se aplikimin në sistem duhet ta bëjë vet qytetari.

Kjo është hera e parë që shqiptarëve u jepet mundësia të votojnë nga jashtë vendit prej vendeve ku banojnë. Jozyrtarisht mendohet se ata përbëjnë afro një të tretën e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve, dhe më parë mospjesëmarrja e tyre nga jashtë në zgjedhje figuronte në statistika si pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në votime brenda vendit.

Zgjedhjet edhe këtë radhë do të mbahen me Kodin Zgjedhor, ku nuk janë përfshirë rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar të ulet angazhimi bipartizan në komisione zgjedhore i militantave partiakë si dhe të frenohet përdorimi i burimeve shtetërore për fushata zgjedhore të partisë në pushtet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Si ndodhi përplasja e trenave me 68 viktima?
Para 11 minutash

Si ndodhi përplasja e trenave me 68 viktima?

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK!
Para 1 ore

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 1...

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 10 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 10 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 13 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 14 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 12 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 12 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.