Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi: BE duhet ta marrë shumë seriozisht integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e “Open Balkan” që po zhvillohet në Tiranë, shprehu mbështetjen ndaj kësaj nisme dhe ftoi tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Mes të tjerash, komisioneri Varhelyi deklaroi se e kupton dëshpërimin e kryeministrit maqedonas, ndërsa shtoi se BE duhet ta marrë shumë seriozisht këtë proces, pasi ka ardhur koha që të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

E kuptoj dëshpërimin e Zaev, por mos harroni që ne kemi bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk e kemi mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet t’i mbajmë shumë shpejt. Kemi një angazhim nga ana e BE, që kjo gjë të ndodhë. Duhet marrë shumë seriozisht dhe ka ardhur koha që kjo të ndodhë, e t’i sjellin në tryezë të gjitha marrëveshjet”, u shpreh Varhelyi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?