Komisioni i Medias vendos unanimisht: Do të shkarkohen 9 anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Anëtarët e PS dhe PD-së në Komisionit e Medias kanë vendosur unamisht për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues te RTSH-së.

Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa ka propozuar që duke nisur që nga dita e nesërme të zhvillohen dëgjesa individuale me të nëntë anëtarë.

Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, ku 8 janë anëtarë dhe 1 është kryetari i Këshillit Drejtues. Propozoj që nesër të bëjmë dëgjesa me 9 anëtarët, secili me kohën e vet, duke parashikuar një kohë prej 20 minutash për secilin për të mbaruar dëgjesat”, tha Zhupa.

Aktualisht, procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së është pezulluar, pas thirrjes së të dy palëve të politikës. Në garë për drejtorin e ri të RTSH ishin gjithsej 10 kandidatë.

SHKARKO APP