Komisioni “Tahiri”, Paloka: Keni uzurpuar postin tim. Felaj: S’ta zë njeri

Mbledhja e radhës e komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”, është shoqëruar me debate
nga opozita dhe maxhoranca. Kryetari i komisionit Edi Paloka akuzoi nënkryetaren se ka uzurpuar postin e kryetarit, por ai u mjaftua vetëm me një debat publik. Debatet kanë vijuar dhe mes deputetëve, pasi nënkryetarja Felaj kërkoi që pika e parë e rendit të ditës, ajo e caktimit të ekspertëve të jashtëm, të kalojë si pikë e fundit.

Pjesë nga debati

Paloka: Ajo e ashtuquajtura mbledhje që bëtë përveçse është nul është në shkelje të plotë të ligjit dhe ju zonja Felaj në atë mbledhje keni uzurpuar postin e kryetarit që nuk ju takon me ligj. E lashë thjesht si denoncim publik se mund tu akuzoja për uzurpim të postit. Ishin kuksianët në protestë e ju dhanë urdhër për të bërë zhurmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Felaj: Nuk kam mbledhur komision.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paloka: Të mbaroj unë pastaj fol prapë se s’ta pret njeri fjalën.

Felaj: Për vijimësi logjike, jo të marrim një pikë që vjen më pas e ta vëmë të parën. Në atë mbledhje që kryetari thotë e thirrëm ne ishte një mbledhje që ishte vendosur dhe ishte thënë që në datën pasaardhëse është bërë mbledhja. Nuk kam pasur njoftim nga kryetari.

Paloka: Justifikime kot. E para, keni pasur njoftim nga sekretaria dhe nuk keni pasur të drejtë të uzurponi vendin e kryetarit.

Felaj: S’ta ka zënë njeri mos ki merak.

Paloka: Nuk pretendoj për atë vend mos ki merak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?