Komiteti Parlamentar BE-Shqipëri: Filloni negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë

Monika Makovei, Bashkë-Kryetare e Komitetetit Parlamentar BE-Shqipëri, i kërkon Këshillit Europian hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian më 28 Qershor.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar në rrjetin social, Facebook deklaratën e Makoveit, e cila inkurajon popullin shqiptar të vazhdojë përpjekjet e veta.

Deklarata e Monika Makoveit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e mirëpres vendimin e marrë nga Kolegji i Komisionerëve në Strasburg javën e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria ka bërë progres substancial drejt hapjes së negociatave në fushën e administratës publike dhe të drejtësisë.

Masa janë marrë kundër organizatave kriminale, si dhe një marrëveshje është nënshkruar ndërmjet Tiranës dhe FRONTEX-it. Me këtë rast unë e inkurajoj popullin shqiptar të vazhdojë përpjekjet e veta, të mos shpërbëjnë çfarë është arritur deri më tani, dhe rekomandoj hapjen e negociatave në mbledhjen e radhës të Këshillit më 28 Qershor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?