Konferenca me presidentin e Këshillit Europian, Rama apel liderëve të rajonit: Mos e humbni këtë moment që historia na ka sjellë në derë

Anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe situata në rajon janë dy temat që kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Këshillit Europian, António Costa, biseduan në takimin që paraprin Samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet nesër në sheshin ”Skëndërbej”. Rama tha se përmbyllja e negociatave në vitin 2027 është plani i ambicioz dhe i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.

”Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave me 16 kapituj të hapur 8 të tjerë do të hapen në ditët në vijim dhe synojmë të hapim gjithë kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare është të mbyllim negociatat në 2027. Është një plan ambicioz, por një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi janë rreshtuar yjet dhe BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojë anëtarë të rinj bazuar në meritë e rezultate”’,-tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare ftoi të gjithë liderët e rajonit në samitin që do të mbahen nesër, dhe u bëri thirrje që të mos e humbasin këtë moment që historia sipas tij na ka sjellë në derë dhe të shfrytëzojmë gatishmërinë e BE.

”Aspekti tjetër që folëm është ecuria e rajonit se edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE sot është në gatishmërinë më të lartë për të pranuar anëtarë se konteksti gjeopolitik është i tillë. Përfitoj nga rasti sot dhe nesër që ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasin këtë moment që historia na ka sjellë në derë dhe të shfrytëzojmë gatishmërinë e BE”,-theksoi Rama.

SHKARKO APP