Konflikti brenda PD-së, Veliaj: I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë

”Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë, të bashkuar ose copë e çikë”. Me këtë mesazh iu drejtua socialistëve të Njësisë 1, Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës. Sipas tij, PS do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.

“Sot nuk është çështja te e majta dhe e djathta, sot janë përballë kultura me anti-kulturën. Sot janë përballë vlerat dhe rrugaçëria. Sot është përballë perëndimi dhe talibanët. Ka edhe një parti tjetër që djeg gomat, ndodhet në Afganistan. Quhet Partia e Talibanëve. Ata nuk dinë ta komunikojmë urrejtjen për Perëndimin, për zhvillimin, dhe djegin goma. Por, zgjedhja është shumë e qartë: kush do punën dhe kush do dhunën; kush do që të shkojë përpara, kush do që të shkojë mbrapsht; kush është për njerëzit, kush është kundra njerëzve. Dhe ajo që e do vendin ta çojë përpara, drejt Perëndimit, është vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne ata i kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë. Le ta bëjnë formulën si të duan, ne prapë do i mundim ata”, tha Veliaj.

Ai u ndal edhe te protestat e dhunshme të opozitës me molotovë para Bashkisë së Tiranës. Veliaj u shpreh se sot Shqipëria dhe Tirana janë duke përjetuar ditët më të mira, ndërsa opozita merret me djegie gomash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj u shpreh se fajin për këtë sjellje me djegie gomash të opozitës nuk e ka vula. “Si mundet viti 2024, digjen goma akoma në Tiranë? Mendoni që e kanë fajin vulat? Ata edhe me vulë, prapë goma do djegin! Se vetëm ashtu dinë të komunikojnë, vetëm ajo është gjuha e shenjave të tyre”, nënvizoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?