Kongresi i parë i Shëndetësisë, Kryeministri: Nga prilli mjekët specialistë do marrin 500 dollarë me shumë në muaj
Sot po mbahet KONGRESI I PARË I SHËNDETËSISË në Pallatin e Kongreseve. Në fillim foli ministrja e shendetsisë Ogerta Manastirliu e cila njihet nga publiku si ministrja më profesioniste në kabinetin e Ramës.
Më pas e mori fjalën kryeministri Edi Rama i cili tha që në fillim se do të flasë shkurt. Ai përmendi punët dhe planet në fushën e shendetsisë, ku më kryesorja ishte në fund të fjalimit.
Ai tha se nga prilli (jo nga 1 prilli!) mjekët specialistë do të marrin edhe 500 dollarë me shumë në muaj. Por do të mendojmë se krejt fusha e punonjësve të shendetsisë të kenë rritje page.
Kjo u prit me duartrokitje dhe më pas Edi Rama tha se “me këtë lajm po e mbyll fjalën”.