Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosta Barka: Treni rrangallë i “Rilindjes”

Forum E enjte, 18 Mars 2021 19:31
Kosta Barka: Treni rrangallë i “Rilindjes”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kosta Barka (Ish-ministër)
Në raportin e fundit të Komisionit Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara, tregohet se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020. Gjatë vitit që shkoi mesatarja e të larguarave ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë.
Shqipëria është duke përjetuar zhvillime alarmante në humbjen e popullsisë, për shkak të emigracionit të lartë. Edhe pas tri dekadash nga ndryshimi i sistemit, flukset emigratore janë të larta, duke e vënë perspektivën e zhvillimit të vendit në një rrugë pa krye.
Kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë dhe nënpunësimin, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë që kanë nxitur emigrantët shqiptarë.
Emigracioni ndërkombëtar dhe ndikimi i tij ekonomik, politik e shoqëror mbetet çështje thelbësore në Shqipëri. Emigracioni i dekadës së fundit ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të shtresës së mesme edhe nga ana e formimit arsimor. Sipas një anketimi të INSTAT, nga të larguarit, rreth 54% kishin një diplomë të arsimit të mesëm, profesional ose të përgjithshëm, ose një diplomë të studimeve të larta.
Emigrimi u rrit në nivele të larta vetëm një vit pasi Edi Rama erdhi në pushtet. Të mbetur pa asnjë alternative, të trysnuar nga një sistem kleptokratik dhe të detyruar të jetojnë në një shoqëri të kontrolluar fort nga autoritetet, me pak shanse për të mbijetuar në jetën sociale, apo për të zhvilluar një biznes të ndershëm, shqiptarët tundohen të emigrojnë.
Shtimi i emigracionit është rezultat i qeverisjes së keqe, të bazuar në vendimmarrje joracionale dhe të pamotivuara.
Emigracioni shtohet pasi qytetarët nuk janë lidhur me një kauzë më të lartë, që t’i mbajë në vendin e tyre. 8 vjet në pushtet Edi Rama i zhvlerësoi të gjitha kauzat. Qeveria Rama është padyshim qeveria më e papërgjegjshgme në historinë e kombit shqiptar. Rilindja nuk krijoi as besimin bazë që do të lejonte të ekzistonte një shoqëri demokratike reale.
Kjo qasje është e qëllimshme. Ajo përfshin ndërtimin e nje shteti kukull, të kapur nga oligarkia, në shërbim dhe një kaste të korruptuar. Në pamje të parë duket së çmontimi i këtij modeli qeverisës më 25 prill nuk do jetë i lehtë, por rrugë tjetër nuk ka veç zgjedhjeve, që do ta nxjerrin nga binarët trenin rrangallë të Rilindjes.
Qeverisja e ardhshme e PD-së dhe opozitës, me ide udhërrëfyese të gjetura dhe të matura mirë, është e prirur për të rikthyer sistemin e vlerave të vërteta demokratike dhe ligjeve të tregut të lirë, me një program të qartë, realist dhe modern. Rekomandimi bazë është që të ulet qafa dhe të pranohet një disiplinë e re ekonomike e sociale, si dhe një autoritet kolektiv, për të shmangur rrëshqitjet dhe rëniet që sjellin parreshtur zhgënjime dhe braktisje të vendit. Ekonomisë së tregut dhe në tërësi shoqërisë shqiptare i duhet një ansambël garancish dhe normash rregulluese, që u mbyllin shtegun lajthitjeve dhe papërgjegjshmërive qeverisëse, me koncensione dhe PPP. Qeverisja “rilindase” në rrugën drejt Evropës na ka degdisur në një udhëkryq ku duhet të bëjmë një zgjedhje. Dhe këtë duhet ta vendosë populli me unanimitet më 25 prill. Për të zhbllokuar rrugën e integrimit Shqipëria duhet të gjejë vetveten. Të ardhmen e vet e ka në duart e veta, duke krijuar një solidaritet të prekshëm, duke ngritur një bashkësi të re ekonomike, një politikë sociale të kontrolluar nga organizma joqeveritarë, ku të bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë të gjitha kategoritë e popullsisë.
Rama sot zotëron një pushtet vendimmarrjeje jashtë cdo autoriteti kombëtar, qeveritar apo legjislativ. Mund të flitet për një autoritet mbikombëtar, të mbrojtur nga një juridiksion i dyshimtë , sipas modelit dhe huqeve e fantazive autoritariste.
Duke shpërfillur vullnetet evropiane, me inkoherenca të theksuar në cështjet e brendshme, me arbitarritetin egoist të një mazhorance fallco, Rama i është imponuar dhunshëm vullnetit kombëtar, aspiratës evropiane, duke rrezikuar profilin tonë evropian. Vështirësitë që po has integrimi ynë janë jo vetëm të natyrës psikologjike, por të gjithanshme. Opozita është në lartësinë e sprovës për t’iu përshtatur rrethanave të reja, të një gare që do të prodhojë një ndryshim radikal të sistemit njëpartiak, që është instaluar në vend. Përse mund të na shërbejë kjo qeveri dhe ky shtet kur nuk frenon dot ikjen masive të shqiptarëve? Kur nuk krijon dot shpresë dhe frymëzim në shërbim të popullit? Kur shqipatrët nuk ndihen zot në shtëpinë e vet? Kur vendi shihet si zotërim politik dhe ekonomik nga një kastë oligarkësh e përfituesish bastardë?

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 30 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 23 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 15 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 30 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 36 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.