Kotzias: Shqipëria të përmbushë 5 prioritetet kyçe për negociatat

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Vetting-u nuk është i vetmi kusht për negociatat. Për të, zbatimi i Ligjit të Vetting-ut nuk është i vetmi kusht që Bashkimi Evropian të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Ky ka qënë qëndrimi i prerë i tij teksa është pyetur lidhur me qëndrimin nëse Brukseli mund ta shtyjë vendimin pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

“Qëndrimi ynë është se Shqipëria duhet të përmbushë të 5 prioritetet kyçe dhe jo vetëm atë që ka të bëjë me gjyqësorin, në mënyrë që hapen negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky qëndrim i Greqisë vjen pas tensioneve të shtuara mes Tiranës e Athinës, për çështje të mbetura pezull dhe në një kohë që Athina nuk përjashton mundësinë e një vetoje për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?