KQZ teston pajisjen e votimit elektronik në Tiranë, Celibashi: Rezultati do të dalë brenda dy orëve nëse…

Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, rezultati i zgjedhjeve në njësinë 10 në Tiranë do të mund të dalë brenda dy orësh.

Deklarata bëhet nga Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sipas të cilit sa më shpejt të mbyllen ankimet për fletën e votimit, aq më shpejt do të shkojë përpara procesi.

Ndërkohë që diskutimet për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit po diskutohen në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, Celibashi theksoi se shpresonte që palët ta respektonin vendimin dhe në të kundërt, ai u bëri thirrje gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor ta shqyrtojnë sa më shpejt të jetë e mundur nëse çështja do të përfundojë atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Celibashit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo demonstruam se si pajisja e votimit elektronik do të funksionojë. Procesi është mjaft i thjeshtë. Çdo votues do ta ketë mjaft të thjeshtë për të votuar partinë dhe më pas të zgjedhë kandidatin. Nëse nuk është i sigurt për zgjedhjen, ka një alternativë për ta korrigjuar.

Sinqerisht nuk e kam pritur se do të ketë kaq kundërshtim midis palëve për formën dhe përmbajtjen e fletës së votimit dhe të shpresojmë që palët ta kuptojnë e sa e rëndësishme është koha në këtë moment.

Teknikisht është e mundur por jemi duke u konsultuar edhe me partitë politike për të vendosur nëse do të ishte e dobishme që këtë rezultat ta shpallim sapo ta paraqesë makineria. Jemi duke diskutuar por nga pikëpamja teknike rezultati mund të shpallet menjëherë. Kjo pajisje është e dizenjuar që të mundësojë edhe për votuesit me aftësi të kufizuar.

Shpresoj që KAS-i të vendosë sot. Do të shpresoja të kishte një konsensus nga të gjitha palët. Përndryshe do të humbasin edhe disa ditë të tjera. Nëse vendimin e KAS-t, partitë politike ta ankimojnë në kolegj, gjej rastin t’u bëj thirrje gjyqtarëve ta shqyrtojnë sa më shpejt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?