Kreshnik Spahiu: Në mars të 2025 do hapen dosje të bujshme nga shtete aleate. Do të largojnë klasën e vjetër politike
Juristi Kreshnik Spahiu, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, tha se do të ketë skandale të mëdha në politikën në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se shtete partnere të Shqipërisë do të hapin dosje të bujshme për liderë politikë shqiptarë në mënyrë që t’i detyrojnë ata që të largohen nga politika.
Ai ndër të tjera, theksoi se”“Partnerët seriozë euroatlanetik, shërbimet partnere, por edhe vendet partnere të NATO-s, në prag të zgjedhjeve të 2025-s, do nxisin parlamentin shqiptar për miratimin e dispozitave të tjera për lustrimin, me qëllim që disa liderë politikë, t’i detyrojnë të largohen nga politika duke u publikuar dosjet, dosje të cilat këto shërbime sekrete, i kanë.
Nuk do nxjerrin vetëm bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por edhe bashkëpunëtorët e spiunët e shërbimeve anti-shqiptare, përfshirë Rusinë dhe Iranin.
Do kemi skandale të mëdha. Unë nuk mendoj dhe besoj te arrestimet. Unë mendoj që shtetet partnere do të largojnë nga politika, me dosjet e tyre disa liderë politikë në Shqipëri, duke u hequr të drejtën ligjore që ata të kandidojnë në parlament“.
Kjo është një mënyrë për të pastruar politikën 30 vjeçare shqiptare.