Kreu i Bashkisë së Ersekës shkon në SPAK
Aktualitet Politikë E Martë, 30 Maj 2023 12:50
Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.
Mësohet se Isai është thirrur të dëshmojë për hetimet që po kryen në lidhje me ndërtimin e një aksi rrugor, i cili lidh Korçën me Ersekën.
Ai është thirrur në cilësinë e personit pasi Prokuroria e Posaçme dyshon se ka dijeni për këtë projekt, por jo si person direkt i përfshirë me këtë tender.
KOHA JONË SONDAZH

