Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Korrupsioni në Shqipëri po pengon investimet e huaja

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre shqetësimin për klimën e pafavorshme në Shqipëri për të investuar nga investitorët e huaj. Kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço në një konferencë për shtyp u shpreh se Shqipëria klasifikohet e 82-ta për investimet amerikane dhe kjo vjen si pasojë e klimës jo të favorshme ndaj bizneseve.

Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi ai.

Sipas tij, korrupsioni është faktori kryesor që mban larg Shqipërisë investimet e huaja, si dhe ndryshimi i shpeshtë i politikave fiskale. Gjithashtu, niveli i taksave që nuk është konkurrues në rajon, janë arsyeje e tjera se pse investitorët zgjedhin Maqedoninë e Veriut ose Serbinë para Shqipërisë. Jaçe tha se korrupsioni është një nga problemet madhore, është i përhapur në Shqipëri, pengon investimet e huaj.

Ne bëjmë një anketë me anëtarët dhe problemi i parë janë monopolet dhe konkurrenca e pandershme, që vijën si rezultat i korrupsionit. Korrupsioni është një problem dhe çfarë do të themi në ne lidhje me klimën e investimeve ka një element të fortë që në rast se nuk godasim në thelb korrupsionin nuk mund të bëjmë hapa para. Problemi është a kemi një vullnet për ta luftuar korrupsion, dhe kjo do të jetë deçizive për Shqipërinë, çka do të thotë vendi do të jetë në gjendje apo jo të tërheq investime të huaja”,- tha ai.

Në Konferencën vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë, theksoi faktin se përfundimi i dy projekteve madhore TAP dhe Devollin mund të sjellin ngadalësimin e ekonomisë në rast se ato nuk “zëvendësohen”, pra në rast se nuk thithen investime të tjera të huaja. Sipas Jaçes, gjatë tremujorit të parë ne do të kenë një impakt nga investimet, që duhet të vlerësohen.

Dua të ndalem është klima e investimeve. Pasi janë të rëndësishme kudo, ndihmojnë ekonominë në mënyrë të drejtëpërdrejt. Ndoshta i kuptojmë të gjithë vlerën e investimeve të huaja. Kemi dy projekte që po përfundojnë ai i Tap dhe i Devolli. Ky investim duhet të vlerësohet. Gjatë tremujorit të parë ne do të kemi një impakt nga investimet. Këtu mund të kuptojmë se edhe kush mund të jenë. Në të ardhmen duam të shohim investimet në Shqipëri nga prespektiva jonë. Pra potenciali me marrëdhëniet me Amerikën është shumë i lartë se ai që duhet’, tha Jaçe.

SHKARKO APP