Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kreu i PD, Sali Berisha ka “Dy fjalë për Podcastin “Serial i mashtrimeve” të Ramaduros…”

Lajme E diel, 26 Prill 2026 15:45
Kreu i PD, Sali Berisha ka “Dy fjalë për Podcastin “Serial i mashtrimeve” të Ramaduros…”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Videomesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Edi Rama në monologun e mashtrimeve të dielës sërish nxorri serialin e tyre pa u skuqur dhe pa u zverdhur. Premtoi se do të realizojë një marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë në një kohë kur, faktikisht, lejoi të skadojë traktati i miqësisë me këtë vend dhe krijoi një seri problemesh madhore të paqena më parë.
Së dyti, ai, në monologun e tij, u rikthye prapë tek paketa e mafies, që ai po e quan ‘paketa e maleve’. Çdo qytetar shqiptar duhet ta dijë se në vitin 2012, në parlamentin shqiptar u miratua ligji sipas të cilit të gjithë ata që investonin në zonat malore të Shqipërisë, do të ishin tetë vite pa asnjë taksë. Një nga ligjet e para që anuloi Edi Rama ishte pikërisht ky ligj dhe tani premton lehtësira për investime në tokën e babës, në një kohë kur me kadastrën e tij ka bërë batërdinë më të madhe mbi pronat dhe pronësinë. U zotua se paketa e maleve do të jetë një mundësi për banorët në një kohë kur ‘paketën e maleve’ ai e ka zhvendosur në Maminas dhe në zonën bregdetare. Në fjalën e tij premtoi për të gjithë ata që ndërmarrin nismë për të dyfishuar ndërmarrjen e tyre, do ketë lehtësira. E vërteta është se ekonomia shqiptare është në kolaps, se prodhimi bujqësor dhe prodhimi industrial janë në recesion prej dy-tre vitesh. Ekonomia shqiptare mbahet nga aparati i drogës, sektori i ndërtimit, me një tregues tre herë më të lartë se në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, mashtrim, u ndal tek siguria ushqimore. Siguria ushqimore është pothuajse inekzistente në Shqipëri. Dhe kjo ka si shkak kryesor mafien dhe vetëm mafien shtetërore. Shqipëria sot është i vetmi vend i cili nuk ka autoritetin e sigurisë ushqimore, sepse atë e shkriu Edi Rama me pretekstin e mosfunksionimit të tij. Sigurisht që ai autoritet ishte siç janë agjencitë e tjera të këtij vendi të ngërthyera kokë e këmbë nga korrupsioni, por asgjësimi, zhdukja e tij pa u zëvendësuar me një autoritet të ri që të përmbushë një detyrim madhor siç është siguria ushqimore, është një akt kriminal. Së fundi, dua të them këtu se nuk foli një fjalë të vetme, ndonëse u ndal tek Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëdhëniet me Greqinë, por nuk tha një fjalë të vetme për fyerjen, për qëndrimin antishqiptar të zëvendësit të tij në politikën e jashtme, në të cilën në akt të papërgjegjshëm, të turpshëm, antishqiptar, vlerësohen qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut si idiotë. Heshtja dhe mosreagimi i Edi Ramës dëshmon se kjo deklaratë e ministrit të tij të Jashtëm është porosi e tij dhe e lidhur direkt me të, mbasi e vërteta është se ky reagim erdhi kur një portal i Maqedonisë së Veriut kishte sulmuar Edi Ramën si një mafioz dhe tani pse nuk ngriheshin, pse nuk reagonin në demonstrata shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, shpallen idiotë nga Edi Rama dhe ministri i tij. Akt i turpshëm, antikombëtar!

Mund t'ju interesojë

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Para 5 orësh
Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Para 7 orësh
Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re E...

Para 8 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 5 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 5 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 5 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 6 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 10 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

2 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 20 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

3 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 12 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 5 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.